LAJMI I FUNDIT:

“Situata në BeH është shqetësuese”: Ministri gjerman kërkon sanksione kundër Dodikut

“Situata në BeH është shqetësuese”: Ministri gjerman kërkon sanksione kundër Dodikut

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka bërë thirrje për sanksione evropiane kundër udhëheqësve politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë që vënë në pikëpyetje strukturën shtetërore.

Sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, ministri i jashtëm tha në margjinat e një takimi me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel se duhet të konsiderohet një qasje më e ashpër për të ndalur zhvillimet aktuale.


Sanksionet, tha ai, do të drejtohen kundër atyre që vënë në dyshim strukturën shtetërore, përpiqen të nxisin njerëzit të urrejnë ose duan të ndërpresin lidhjet me Bashkimin Evropian.

“Zhvillimet në Bosnje dhe Hercegovinë janë jashtëzakonisht shqetësuese”, citohet të ketë thënë Maas.

“Ne në Bashkimin Evropian nuk mund të jemi indiferentë ndaj kësaj”, shtoi ai.

Në këtë kontekst, Maas vuri në dukje se Dodik, i cili njoftoi një tërheqje graduale nga institucionet shtetërore, duke përfshirë tërheqjen nga ushtria, po minon arkitekturën e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori