LAJMI I FUNDIT:

​Situata e sigurisë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton raportin për Kosovën

​Situata e sigurisë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton raportin për Kosovën

Raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për situatën në Kosovë do të diskutohet në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të planifikuar për të martën.

Prezentë në këtë seancë do të jetë ministrja e Punëve të Jashtme te Kosovës, Donika Gërvalla, e cila do të paraqesë të arriturat e Republikës së Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshme si dhe perspektivën e vendit.

Po ashtu, në këtë seancë do të jetë edhe përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.


Në raport përmendet retorika e ashpërsuar mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përshkallëzimi i tensioneve në terren, duke aluduar natën e 31 korrikut, si arsye për mungesë të progresit në normalizimin e marrëdhënieve në periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2022.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbahet duke filluar nga ora 15:00 (21:00 sipas orës lokale në Kosovë).

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori