LAJMI I FUNDIT:

Situata e krijuar në seancën solemne për pavarësinë, Demhasaj kritikon Kurtin për fjalimin dhe opozitën për sjelljen

Situata e krijuar në seancën solemne për pavarësinë, Demhasaj kritikon Kurtin për fjalimin dhe opozitën për sjelljen

Të enjten Kosova ka shënuar 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në këtë përvjetor festa e pavarësisë filloi në orët e mëngjesit me ngritjen e flamurit shtetëror, u mbajt seancë solemne e parakaluan Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës u mbajt në orën 11:00, ndërsa gjatë mbajtjes së seancës solemne, derisa kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalimin e tij, partitë opozitarë lëshuan sallën.


Pjesa e fjalimit të Kurtit për qeverisjen e vendit, nxiti reagimet e deputetëve opozitarë të cilët edhe u larguan nga salla.

Pas largimit, deputetët e LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, bënë të ditur arsyet se pse nuk qëndruan në sallë.

Lidhja Demokratike e Kosovës theksoi se fjalimi i kryeministrit Albin Kurti, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ishte përçarës, ofendues, i pavend dhe i padinjitetshëm.

Sipas LDK-së, një fjalim i tillë nuk mund të mbahet në datën e 17 shkurtit.

“Republika e Kosovës është vendi i vizionarëve politikë, i luftëtarëve, i dëshmorëve dhe i martirëve të lirisë, vendi dhe shteti ynë i përhershëm. Kush nuk e kupton, fyen sakrificën e popullit të Kosovës, siç bëri Kurti sot”, thuhej në reagimin e LDK-së.

Kurse, PDK pohoi se nuk kanë qëndruar në sallë për shkak se kryeministri nuk kishte përmendur kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për pavarësinë e vendit.

“Nuk ka ndodhë që asnjëherë të vetme që seanca solemne e Kuvendit në këtë ditë, të prishet nga vet fjalimi i kryeministrit të Kosovës. Ne si deputet të opozitës nuk mundemi të qëndrojmë në sallë të dëgjojmë fjalime të kota dhe denigurese për shoqërinë tonë”, kishte thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

E për situatën e krijuar në seancën solemne ka folur analisti politik, Arton Demhasaj.

Demahasaj në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se kryeministri Kurti nuk do të duhej të bënte atë fjalim në përvjetorin e pavarësisë, ndërsa po ashtu kritikoi opozitën për largimin nga salla.

“Mendoj që ka qenë fillimisht gabim nga ana e kryeministrit, në një ditë seancë solemne ku kremtohet 14 vjetori i pavarësisë së Kosovës, thjesht me u marrë qoftë me një farë lloj sulmi të fjalës së lirë, e mediave e shoqërisë civile, mendoj që nuk ka qenë momenti, për me u marrë me këtë çështje, prandaj mendoj se ka qenë gabim në një seancë solemne me u marrë me tema të tilla.

Njëkohësisht konsideroj se ka qenë gabim largimi nga seanca solemne e partive opozitare, për shkak se nuk është dashtë. Ndoshta Kurti këtë provokim e ka bërë qëllimisht ndaj partive opozitare, dhe ato me lëshu sallën, mendoj që në një farë forme, partitë opozitare kanë rënë në grackën e Kurtit. Mendoj që nuk është dashtë me u largu, pa marrë parasysh se çfarë thotë kryeministri, për hatër të përvjetorit të pavarësisë”, ka thënë ai.

Sipas Demhasajt, kryeministri Kurti gjatë fjalimi është dashtë të fokusohet të kontributi i njerëzve që kanë dhënë për ditën e pavarësisë.

“Është dashtë më u fokusu te historia, te kontributi i njerëzve që kanë dhënë për këtë ditë, duke filluar nga Ibrahim Rugova, atyre të UÇK-së, kontributin e Sejdiut e Thaçit, është dashtë me u përmend, kritikat e opozitës janë me vend por reagimi i tyre nuk ka qenë i duhur. Me gjasë kryeministri Kurti e ka bërë këtë më qëllim, dhe fitimtar ka dalë ai pasi arriti që partitë opozitare të dalin nga salla”, tha mes tjerash ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori