Sipas dermatologëve, këto produkte nuk duhet t’i vendosni kurrë nëse keni lëkurë të yndyrshme

Kur lëkura është e yndyrshme, ju e dini se çfarë ndodh: Ajo priret të shkëlqejë herë pas herë
Një lëkurë me yndyrë do të thotë që gjëndrat vajore janë tepër aktive. Për fat të mirë, gjëndrat vajore mund të mbahen nën kontroll përmes përbërësve që funksionojnë më së miri për lëkurat e yndyrshme.
Derivatet e retinolit dhe vitaminës A ndihmojnë në tkurrjen e poreve, zbutjen e lëkurës në përgjithësi dhe zvogëlimin e prodhimit të vajit.
Lëkurat e yndyrshme kanë nevojë për hidratues të lehtë, si xhel ose losion, në mënyrë që të parandalohet bllokimi i poreve ose shfaqja e akneve, shkruan Well & Good.
Nga ana tjetër, duhet patur kujdes me përzgjedhjen e përbërësve të ndryshëm, tre prej të cilëve duhet t’i shmangni me patjetër:
1 – Pastrues shkumë
Pastruesit në formë shkume janë efektivë, por dermatologët këshillojnë që t’i shmangni në rast se lëkura juaj ka tendencën të jetë e yndyrshme.
Larësit shkumë mund ta bëjnë lëkurën të jetë e pastër, por mund ta “zhveshin” atë. Një gjë e tillë do të prodhojë më shumë vaj. Dermatologët këshillojnë pastrues me bazë kremi ose xheli.
2 – Produkte të ashpra për të larguar qelizat e vdekura
Nëse lëkura juaj është e yndyrshme, duhet të shmangni produktet e ashpra, sepse kanë një efekt të kundërt: do të prodhohet më shumë vaj.
Për të larguar qelizat e vdekura, kërkoni për acide të buta me bazë frutash.
3 – Produktet që krijojnë një shtresë në lëkurë
Këtu futen të gjitha produktet që kanë tendencën të krijojnë një shtresë kur vendosen në lëkurë, të tilla si produktet e yndyrshme, si vazelinë, apo vajrat si ai i kokosit. Pomadat me yndyrë janë produkte të rrezikshme për lëkurën me vaj sepse bllokojnë poret dhe shkaktojnë akne.
Sa herë lexoni “butter” në listat e përbërëse, qëndroni larg këtyre produkteve. Nëse përdorni zbutës të trashë ose produkte me gjalpë shea ose kakao, do të vini re pore të bllokuara dhe me gjasë, akne.
Burimi: Anabel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Një lidhje e përsosur i ka dy persona të papërsosur që nuk heqin dorë nga njëri-tjetri

Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani për disa muaj?

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani për disa muaj?

Një lidhje e përsosur i ka dy persona të papërsosur që nuk heqin dorë nga njëri-tjetri
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trishtimi konsiderohet si emocioni që zgjat më shumë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe