Termi emocion në praktikën mjekësore përdoret në rrethana aq të ndryshme, saqë e ka humbur kuptimin e vet. Ai u referohet si individëve nervozë, neurotikë, të trishtuar e të përshtatur keq në shoqëri, ashtu edhe atyre që vuajnë nga sëmundje trupore të paqarta.
Neurologët e përcaktojnë atë më qartë dhe e quajnë si një gjendje të ndërlikuar të organizmit, me përbërësin mendor të frikës, të zemërimit, të dashurisë ose të urrejtjes, të cilat ndërthuren me disa ndryshime të organeve që në shumicën e tyre janë nën kontrollin e sistemit nervor autonom dhe që shkaktojnë një kundërveprim lëvizor, transmeton Telegrafi.
Një emocion i fortë mund ta çrregullojë mendimin e arsyeshëm dhe ta ndryshojë sjelljen aq sa ajo të duket e degraduar e stereotipike dhe të humbë funksionin e mbrojtjes për organizmin.
Një emocion jo i fortë mund të marrë formën e ankthit, të depresionit apo të humorit të lartë, duke u shprehur vetëm me shenja jo shumë të theksuara të organeve ose trupore.
Emocioni i njeriut, sipas një analize të përpiktë, qëndron në nxitjen, perceptimi i së cilës sjell në kujtesë lidhje specifike të nxjerra nga: përvojat e mëparshme. Gjendja psikike e krijuar nga ky perceptim përfshin një ndjenjë ose afekt, të njohur vetëm sipas një përvoje vetjake, të shprehur me thënie gojore dhe me anën e sjelljes.
Dihet se sferat afektive dhe emocionale mund të çrregullohen në mënyra të ndryshme nga sëmundjet e trurit. Nganjëherë krijohet një gjendje jo e zakonshme apatie dhe qetësie, kur nxitësit e zakonshëm të frikës, të zemërimit, të dashurisë dhe të ankthit, nuk ndikojnë fare mbi të sëmurët ose shkaktojnë në ta kundërveprime të dobëta.
Të tilla tablo klinike mund të shkaktojnë dëmtime që shoqërohen me çrregullim të njohjes pamore (vizuale), me synimin për të ekzaminuar çdo objekt me anën e të prekurit ose me gojë, me hiper- ose hiposeksualitet. Kjo tablo e ndërlikuar njihet si sindroma Kluver-Bucy. Ndërsa një dëmtim i përqendruar, nganjëherë mund ta çojë të sëmurin në një gjendje eksitimi të tërbuar, zemërimi dhe frike; çdo nxitës, qoftë edhe i padëmshëm, do ta eksitonte të sëmurin që mund të godasë qorrazi këdo që t’i afrohet. Në këtë rast del jashtë kontrollit aparati për shprehjen emocionale dhe jo gjendja mendore.
Çrregullimet emocionale, që janë më të holla dhe më të vështira për t’u kuptuar janë ankthet e mprehta dhe të motuara, depresionet dhe manitë. Ato nuk kanë një lidhje të qartë me rrethanat në të cilat ka jetuar i sëmuri. Në disa raste, gjendja zotëruese emocionale, në një ekzaminim të ngushtë, është nxitur nga halucinacionet ose nga deluzionet. Për shembull, në një gjendje deliri ose sindrome skizofrenie, zërat që kërcënojnë jetën e të sëmurit natyrisht nxisin frikën.
Në sëmundje të tjera mendore i sëmuri vuan nga një ankth i përgjithshëm ose nga depresioni. Ndryshe nga një person normal, tek i cili depresioni dhe ngazëllimi janë reagimet natyrore ndaj situatave të jetës si, p.sh., humbja e burimit të jetesës, dëshpërimi për një njeri të dashur që ka vdekur, ose një sukses në jetë a në punë, këta të sëmurë nuk reagojnë në mënyrë të përshtatshme.
Psikoza maniakodepresive
Psikoza maniakodepresive është një sëmundje që karakterizohet me çrregullime ciklike të humorit. Krizat depresive ose të manisë mund të shfaqen vetëm një herë gjatë jetës së të sëmurit ose të përsëriten kohë pas kohe. Depresioni është më i shpeshtë sesa mania (gjendja prej maniaku). Disa të sëmurë shfaqin vetëm kriza depresive.
Në dallim nga skizofrenia, që zakonisht të sëmurin e bën përgjithnjë të paaftë për punë, në periudhat e qetësisë së psikozës maniakodepresive, ai zakonisht është krejtësisht normal.
Shpeshtia e sëmundjes është vështirë të përcaktohet për shkak të pasaktësisë diagnostike. Në fakt kjo psikozë është shkaku më i shpeshtë i shtrimeve në spitalet psikiatrike i adoleshentëve dhe i të rriturve të rinj. Çdo krizë mund të zgjatë me muaj ose me vite, po qe se të sëmurët nuk mjekohen.
Gjendja e depresionit mund të zhvillohet në formë të plotë brenda disa ditëve ose të shfaqet më ngadalë. Duhet vetëm të theksojmë se i sëmuri, pa shkaqe të dukshme, humbet besimin në forcat e veta bëhet i paaftë për t’i shërbyer vetvetes dhe dëshpërohet. Jeta i duket pa interes dhe pa qëllim; për këtë gjendje ai quan fajtor veten. Forca për t’u përqendruar dhe aftësia për të ruajtur interesin për veprimtarinë e zakonshme të përditshme bien; sforcimi më i vogël shkakton kapitje.
Andrallat dhe shqetësimet e jetës së zakonshme nuk mund të përballohen. Pavendosmëria, trishtimi ose dhimbja shpirtërore dhe çrregullimet trupore të shkaktuara nga ankthi janë simptoma të tjera të rëndësishme të depresionit, lindin gjithashtu mendime për vetëvrasje.
Krahas rëndimit të depresionit, të sëmurët flasin gjithnjë e më pak, derisa më në fund humbasin aftësinë për të lëvizur dhe për të folur. Shpesh lindin deluzionet që e shtojnë pikëllimin. Shenja të tjera të rëndësishme janë: indiferentizmi ndaj ushqimit, rënia në peshë, kapsllëku, pagjumësia, humbja e libidos, që vazhdojnë aq kohë derisa të sëmurët të dalin nga depresioni.
Në fazën e manisë simptomat janë të kundërta me ato të depresionit. Të sëmurët bëhen më energjikë dhe janë të mbushur me entuziazëm, me gëzim dhe me dashuri për jetën. Me vullnet e besim të madh në vetvete ata propozojnë plane të reja, që rrallë çohen deri në fund. Ide të reja u lindin në mendje dhe të sëmurët kanë shumë dëshirë për të folur. Të arsyetuarit është sipërfaqësor dhe ngacmueshmëria mund të theksohet aq sa t’i çojë të sëmurët në qëndrime armiqësore, sidomos kur kritikohen ose kundërshtohen.
Euforia dhe humbja e aftësisë për të përmbajtur veten mund të rriten deri në atë shkallë saqë t’u hapin rrugë deluzioneve të madhështisë, të fuqisë së mbinatyrshme dhe të rëndësisë së vetvetes. Në këtë fazë, ashtu si edhe gjatë psikozës depresive, mund të shfaqen deluvione të shoqëruara me halucinacione.
Në një fazë më të përparuar të sëmundjes, të sëmurët mund të kenë ide interpretimi, ta lëshojnë veten dhe të mos interesohen për higjienën vetjake. Gjatë manisë delirante, sjellja është tërësisht e çorganizuar.
Në psikozën maniakodepresive, programi i mjekimit mund të vihet mirë në jetë kur mjeku e ndjek me kujdes të sëmurin për një kohë të gjatë dhe kur ai njihet edhe nga familja. Megjithëse prognoza, për çdo krizë të veçantë është e mirë, ka rëndësi të përcaktohet një mënyrë mjekimi që të veprojë sapo të shfaqen simptomat e para të krizës që po përsëritet.
Bashkëpunimi dhe këshillimi i mjekut me familjen dhe me psikiatrin do të ishte i dobishëm për mjekimin e menjëhershëm të çdo përsëritjeje të krizave.
Faza e manisë në psikozë maniakodepresive zakonisht kërkon shtrimin në spital, që t’i parandalojë të sëmurët nga sjellja impulsive dhe shpesh agresive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania