LAJMI I FUNDIT:

Sindikatat e Shëndetësisë kërkojnë dorëheqjen e ministrit Latifi, të pakënaqur me Projektligjin e Pagave

Sindikatat e Shëndetësisë kërkojnë dorëheqjen e ministrit Latifi, të pakënaqur me Projektligjin e Pagave

Ka rrjedhur në publik një draft i Ligjit të pagave. Bazuar në këtë draft që ka përgatitur Ministria e Punëve të Brendshme, disa kategori kanë shprehur mospajtim me reagim të tillë të koeficienteve.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka reaguar ashpër ndaj këtyre publikimeve duke hedhur akuza ndaj Ministrit të Shëndetësisë.

Syla ka kërkuar madje edhe dorëheqjen e ministrit Latifi pasi sipas tij ai po qëndron indiferent në raport me mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë.


“Shprehim indinjatën tonë të thellë se ju si Ministër nuk reagoni për ngritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësor. Andaj nga ky moment pasi që ju jeni apatik ndaj kërkesave tona do të kërkojmë edhe dorëheqjen tuaj”, thuhet në reagimin e kryetarit të FSSHK-së.

“Z. Ministër, ju keni ardhur tërësisht me një demagogji se si do të bëhet shëndetësia pas 30 vitesh, por duke e parë që ju nuk e keni interesimin as më të vogël për shëndetësi ose veproni ose ikni”, deklaroi tutje Syla, përcjell Telegrafi.

Në shëndetësi, mjekët specialistë do të kenë koeficient 10.1 të pagës, ndërsa koeficientin më të ulët do ta kenë laborantët, infermierët, mamitë, teknikët mjekësorë dhe ata farmacistë me koeficientin më të ulët 3.7 e më të lartin në këtë kategori 4.75.

Ende nuk dihet se sa do të jetë vlera e një koeficienti.

Në kohën e Qeverisë Haradinaj vlera ishte llogaritur 239 euro, por që Ligji i tillë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori