LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Policisë-Maqedoni: U bëjmë thirrje udhëheqësve fetar dhe qytetarëve që t’u përmbahen manifestimeve fetare

Sindikata e Policisë-Maqedoni: U bëjmë thirrje udhëheqësve fetar dhe qytetarëve që t’u përmbahen manifestimeve fetare

Në emër të të gjithë punonjësve të Ministrisë së Brendshme, Sindikata e Policisë Maqedonase u bën thirrje drejtuesve të bashkësive fetare dhe të gjithë qytetarëve që të përmbahen nga organizimi i manifestimeve fetare ose të inkurajojnë grumbullimin e qytetarëve dhe në çfarëdo mënyre tjetër të mos respektojnë masat e miratuara për mbrojtje kundër COVID-19.

“Tre muajt e fundit, kemi punuar ditë e natë me punonjësit e kujdesit shëndetësor për t’ju mbrojtur ju dhe familjet tona. Ne ju bëjmë thirrje të gjithëve, të përmbaheni nga mosrespektimi i masave, të përmbaheni nga thirrja e mitingjeve dhe formave të tjera të rrezikimit të shëndetit të qytetarëve.

Mos harroni se ne jemi qenie njerëzore, dhe ne jemi familja e dikujt, mos e rrezikoni shëndetin tuaj dhe familjeve tona duke mosrespektuar masat. Punonjësit e MPB-së investuan shumë gjatë kësaj periudhe, duke rrezikuar jetën e tyre, disa prej tyre u infektuan me virusin. Le të mos lejojmë përhapjen e virusit dhe të rrezikojmë shëndetin e të gjithë qytetarëve, të respektojmë masat dhe së bashku të jemi fitues”, thuhet në deklaratën e Sindikatë së Policisë të Maqedonisë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori