LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Policisë: Është urgjente çështja e sigurimit shëndetësor për policët

Sindikata e Policisë: Është urgjente çështja e sigurimit shëndetësor për policët

Të premten në mbrëmje një autoblindë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident në Grabovc të Zveçanit, ku si pasojë janë lënduar disa zyrtarë policorë.

E pas këtij aksidenti, Sindikata e Policisë së Kosovës u ka uruar shërim të shpejtë zyrtarëve policorë të lënduar.

Duke shprehur shqetësimin për këtë ngjarje, Sindikata bën thirrje urgjente drejtuar të gjithë akterëve shtetërorë për të siguruar mbulimin shëndetësor për punonjësit e Policisë së Kosovës.


Vetaksidenti me automjetin e blinduar në veri, Policia jep detaje
Lexo po ashtu Vetaksidenti me automjetin e blinduar në veri, Policia jep detaje

“Sindikata i drejtohet Qeverisë së Kosovës me kërkesën që të ndërmerren masa të menjëhershme për sigurimin e mbështetjes shëndetësore për policët. Kjo kërkesë vjen si pasojë e një vetaksidenti të fundit, ku një automjet policor pësoi aksident, duke lënë të lënduar tetë zyrtarë policorë. Ngjarje të tilla, që po përsëriten shpesh, theksojnë mungesën e një mbulimi të duhur shëndetësor për ata që çdo ditë përballen me rreziqe të larta në shërbim të vendit”, thuhet në reagim.

Sindikata thekson se sigurimi i mbështetjes së plotë shëndetësore për policët është urgjente dhe e domosdoshme, jo vetëm për mirëqenien e tyre, por edhe për garantimin e efikasitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Çështja e sigurimit shëndetësor për policët është ngritur prej kohësh, por deri më tani, institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të ofrojnë një zgjidhje konkrete. Sindikata e Policisë së Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë të angazhohet për të drejtat dhe mirëqenien e punonjësve të saj, duke kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që t’i japin kësaj çështjeje prioritetin që meriton”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Kalo në kategori