Analisti politik Arsim Sinani, ka qenë i ftuar në edicionin e lajmeve në televizionin Shenja, ku ka folur për debatet që po zhvillohen në Kuvend, bllokimin nga ana e OBRM-PDUKM-së dhe rolin e partive shqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se nuk duhet të amnistohet askush dhe njerëzit që duhet të zgjidhen, nuk duhet të kenë lidhje me OBRM-PDUKM-në. Sinani gjithashtu tha se shqiptarët votuan kundër pushtetit të deritanishëm, dhe se infiltrimi i figurave të njëjta është i panevojshëm dhe nuk sjell reforma por vazhdim të avazit të vjetër.


Ndërsa sa i përket Talat Xhaferit, i cili përfolet se do të jetë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Sinani tha se ai nuk është personaliteti i duhur për t'u bërë kryetari i Kuvendit./Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5gm7g8_intervista-me-arsim-sinanin-29-03-2017_news