LAJMI I FUNDIT:

Simulohet njëri ndër meçet më të mira në histori të boksit: Anthony Joshua përballë Tyson Furyt

Simulohet njëri ndër meçet më të mira në histori të boksit: Anthony Joshua përballë Tyson Furyt

Anthony Joshua përballë Tyson Furyt është simuluar në EA Sports Fight Night Champion para një meçi të mundshëm mes dyshes.

Dy boksierët britanik tashmë janë pajtuar që të zhvillojnë duelin mes tyre, aty ku do të përcaktohet kampioni i unifikuar i peshave të rënda.

AJ triumfoi në fundjavën që shkoi ndaj Kubrat Pulevit në Londër, duke mbrojtur me sukses titujt e tij, pasi e nokautoi kundërshtarin në raundin e nëntë.


Sidoqoftë, Joshua e ka ëndërr që të fitojë titullin e kampionit të unifikuar, mirëpo përballë do ta ketë bashkëkombësin e tij.

Gypsy King e kishte fituar meçin ndaj Deontay Wilderit, për t’i rrëmbyer kështu titullin ËBC, që është më i madhi në boks.

Por, Fury ka tashmë një klauzolë me ameriaknin që të zhvillojnë trilogjinë mes tyre, në mënyrë që të ndodhë përballja mes dy britanikëve në vitin 2021.

Por, në YouTube është simuluar meçi mes dyshes, për të kuptuar se kush do të kishte më shumë avantazhe në këtë duel titanësh.

Credit: EA Sports/YouTube

Fury fillimisht e rrëzon Joshuan në raundet që ndryshonin nga lufta që bëhej më e vështirë.

Mirëpo, Joshua më pas u këndell, duke vazhduar meçin deri në raundin e 12-të, aty ku gjyqtarët vendosën me pikë.

Credit: EA Sports/YouTube

Fury fitoi atë duel të simuluar me vendim unanim nga gjyqtarët, për t’u shpallur kështu kampion i unifikuar i peshave të rënda.

Juria e vlerësoi Gypsy Kingun me 116-111, dhe pranoi pikë me 10-8 në të tirja vlerësimet, shkaku i nokautit të realizuar në raundin e dhjetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Kalo në kategori