LAJMI I FUNDIT:

Simulatori i përdorur i Ferrari F1 shitet për 40 mijë funte

Simulatori i përdorur i Ferrari F1 shitet për 40 mijë funte

Për blerjen e bolidit të Formula 1 me motor, nevojitet të ndahen një shumë e majme e parave, e adhuruesit e veturave më të shpejta në botë – tani kanë mundësi ta kenë simulatorin e Ferrari.

Fjala është për përdorimin e simulatorit me madhësinë e një formule, që ka tre monitorë dhe kushton 40 mijë funte, transmeton Telegrafi.


Shumë “gejmerë” ndajnë shumë para për aplikacione që afërsisht mund t’ju mundësojnë përvojën e simulatorit – ulëses së thellë, pedalet dhe timonin ta kenë në dorë – por nuk mund të krahasohet me ndjenjën kur ulni në kabinën e një bolidi.

Simulatori quhet Ferrari F8 Formula 1 e prodhuar në vitin 2021, e kjo do të thotë se dizajni dhe hardueri i “gejmingut” janë relativisht modern.

Shpallja në eBay nuk përmban detaje as specifikacione për simulatorin, e ajo çfarë shihet në fotografi janë tre ekrane për pamje panoramike në pistë, tastiera dhe kompjuterit desktop pranë kabinës.

Simulatori aktualisht gjendet në garazh pranë veturave sportive McLaren, Porsche, Mercedes-AMG dhe plotë marka tjera të njohura. Adhuruesit e Formula 1 kanë mundësi ta shohin në muzeun e Ferrarit në Maranello të Italisë. /Telegrafi/