Shoqata “Kosova për Sanxhakun” me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës mbajti sot simpoziumin shkencor “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të ri”, ku u tha se do të ofrohen të dhëna të reja për pasardhësit e lahutarëve të njohur.
Kryetari i kësaj shoqate, Ismet Azizi, u shpreh se ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në shkencën folkloristike, pasi është ndër simpoziumet e rralla të kësaj natyre.
Ndërsa, profesori Adem Zejnullahu, në fjalën e hapjes së këtij simpoziumi, tha se rapsodia është një nga zhanret më të rëndësishme të poezisë shqiptare popullore dhe se eposi shqiptar dhe ai boshnjak kanë ngjashmëri si në aspektin krijues, edhe në atë interpretues.
“Një numër i rapsodëve të quajtur boshnjakë, sipas të dhënave që disponojmë kanë origjinë shqiptare, të cilët kanë menduar dhe kanë kënduar shqip. Mbajtja e këtij simpoziumi ka për qëllim kryesor që të vë në spikamë gjendjen e këngës epike sot dhe në të kaluarën tek të dy popujt. Në këtë manifestim të rëndësishëm kulturor, referuesit me kumtesat e tyre do të paraqesin kontributin e tyre. Ata do të ofrojnë të dhëna të reja për pasardhësit e lahutarëve të njohur”, ka thënë Zejnullahu.
Kryesia e punës së këtij simpoziumi përbëhet nga profesorët Zymer Neziri, Sabahajdin Cena, Ismet Azizi dhe Rexhep Shkrijeli. Simpoziumi do të mbahet gjatë gjithë ditës ku do të lexohen kumtesa të shumta nga kryesia e punës dhe studiues të tjerë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE vërteta “barbare” e Betejës së Mogadishusë
Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar
Nga selfi i vitit 1840 te reklamat e viteve ’60 të shekullit XX: Tetë imazhet që rrëfejnë historinë e Amerikës
Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit
Thënie të Woody Allenit: "Zoti vdiq (Nietzsche). Nietzsche vdiq (Zoti). Edhe unë hiç mirë s’po ndihem"!
Pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi