Siljanovska uron Pavarësinë e Kosovës: Si vende mike, kultivojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

Bllokimi i transportuesve, Siljanovska-Davkova: Problemi duhet të zgjidhet, po preken interesat kombëtare, rajonale dhe evropiane Siljanovska për pavarësinë e SHBA-ve: Krenohemi për miqësinë tradicionale me popullin amerikan
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova mbrëmë mori pjesë në pritjen që bëri Ambasada e Kosovës në Shkup me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Siljanovska në një postim në Facebook ka Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se si vende mike kultivojnë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.
“Urime për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, me dëshira për stabilitet dhe prosperitet. Si vende mike, ne kultivojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe punojmë për realizimin e vizionit të përbashkët për integrim evropian të rajonit. Shpresoj të thellojmë dhe forcojmë partneritetin në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, ka shkruar presidentja Siljanovska.
Nga
Telegrafi
17/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































