LAJMI I FUNDIT:

“Siljanovska Davkova nuk është përgjigjur në pyetjet e qytetarëve në ‘Facebook'”

“Siljanovska Davkova nuk është përgjigjur në pyetjet e qytetarëve në ‘Facebook'”

Agjencia informative e Maqedonisë (AIM) publikoi intervistë me Stevo Pendaroskin, kandidat i përkrahur nga LSDM dhe partnerët e koalicionit, ku është përgjigjur në pyetjet e qytetarëve që i kanë dërguar në “Facebook”, por edhe në pyetjet që i janë parashtruar nga redaksia e AIM.

Në intervistë nga AIM thonë se me të njëjta pyetje i kanë mundësuar të përgjigjet edhe kandidates së përkrahur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E njoftuam shtabin e saj dhe idenë që dy kandidatët të përgjigjen në pyetjet e qytetarëve të të redaksisë së AIM, por nga shtabi i saj na thanë se Siljanovska nuk do të përgjigjet për shkak se pyetjet kanë qenë të papërshtatshme”, thuhet në intervistën me Pendarovskin.


Pendarovski në bisedë thotë se për momenti më e rëndësishme është që të kemi proces zgjedhor demokratik, transparent dhe të pastër për shkak se në të kundërtën nuk mund të marrim datë për bisedime me Bashkimin Evropian./Telegrafi/