“Sigurohuni nga sulmet kibernetike”: Në Kosovë vjen edicioni i dytë i konferencës HACK to LEARN and PROTECT

Pas suksesit të edicionit të parë me shumë risi të tjera vjen edicioni i dytë i konferencës për siguri kibernetike HACK TO LEARN AND PROTECT.
OJQ Albanian Cyber Association (ACA) kësaj radhe në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, sjell në vendin tonë folësit më me renome në fushën e sigurisë kibernetike në një nga konferencat më të mëdha në rajon.
Në kuadër të shënimit të muajit të sigurisë kibernetike, konferenca do të mbahet më 28.10.2021 në Hotel Emerald për një numër të limituar të pjesëmarrësve dhe online për pjesëmarrësit e regjistruar, linku për regjistrim.
Ne kuadër të këtij edicioni do te ketë tri panele diskutimi ku ndër të tjera do të diskutohen temat si blockchain, deepfakes, fake news, threat hunting, hacking and forensics – të rëndësishëm dhe aktuale në vendin tonë.
Hapjen e konferencës me fjalë rasti do të bëjnë përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve në vendin tonë, po ashtu me prezencën e tyre pritet të na nderojnë edhe krerët më të lartë shtetëror, ku do të flasin për të arriturat dhe sfidat dhe vizionet e vendit tonë në fushën e sigurisë kibernetike.
Sipas një njoftimi, metoda të sofistikuara dhe të pa detektueshme të hacking me arduino do të prezantohen në hapje profesionale të konferencës nga hulumtuesi i sigurisë Kastriot Fetahaj.
Hakerë të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria do të paraqesin teknike të reja.
Blockchain, kriptografia, vula elektronike dhe benefitet e saj do te prezantohen nga ekspertët dhe ligjëruesit e Universitetit te Prishtinës, Prof. Dr. Blerim Rexha dhe Vehbi Neziri.
Klorenta Janushi – Themeluese e Women4Cyber, dhe e përzgjedhur si TOP 100 femrat me influencë në Evropë për siguri kibernetike, do të prezantojë rrugëtimin e saj.
Paneli i dytë do të jetë i përbërë nga njohëse të fushës së sigurisë dhe mbajtjes së të dhënave nga vendi dhe rajoni.
Profesionistët do të ndajnë përvojat dhe synimet për të ardhmen e kësaj fushe.
Po ashtu edhe haker të ndryshëm do të jenë pikë e rëndësishme e kësaj konference.
Paneli i tretë dhe jo më pak i rëndësishëm do të diskutojë për problemin e lajmeve të rreme (FAKE NEWS) ku gazetarë dhe profesionistë të fushës së gazetarisë do të ndajnë për të ftuarit përvojat e tyre me ketë dukuri e cila është shumë aktuale në botë e edhe në vendin tonë.
Pjesë e rëndësishme e këtij edicioni do të jetë edicioni i gjashtë i aktivitetit me hakerët etik “THE DAY WHEN HACKIN IS LEGAL VI” të cilët do të testojnë në aspektin e sigurisë kibernetike një numër të madh të portaleve të mediave vendore.
Dhe në këmbim do të shpërblehen me një buxhet prej 20000 dollarë të financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Nëse jeni media e regjistruar në Kosovë, dhe dëshironi të testoni dhe siguroni portalin, mund të aplikoni në linkun këtu.
Por nëse ndani pasion dhe keni njohuri në identifikimin e dobësive në portale, Linku për aplikim si haker këtu.
Linku për të rezervuar një vend në këtë konferencë: https://www.eventbrite.com/e/2nd-hack-to-l-earn-and-protect-tickets-169626069139?aff=efbneb&fbclid=IwAR1zWNYTbLb-YzYCSOKFAom-2lYDmByys5HVeb2iXMq-8383HwxxUm9Ya2U
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Disa karakteristika të telefonit më të hollë në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi