Paralajmërimi se 1 korriku do të jetë dita e mbledhjes së premiumeve për fillimin e aplikimit të sigurimeve shëndetësore doli të jetë dështim i radhës për qeverinë e vendit.
Ministri në largim i Shëndetësisë, Imet Rrahmani vitin e kaluar pati paralajmëruar se mbledhja e premiumeve do të filloj në janar të vitit 2017 por shefi i tij kryeministri në largim Isa Mustafa pati konsideruar se nuk janë bërë të gjitha përgatitjet prandaj ishte dhënë një datë tjetër që ishte 1 korriku 2017.
Kundërshtime për të filluar mbledhja e premiumeve edhe në janar edhe në korrik kishte nga shumë akterë në fushën e shëndetësisë.
Shoqata për të drejtat e pacientëve që e pati kundërshtuar fillimin e mbledhjes së premiumeve tha për KALLXO.com se shtyrja e saj është vendim i duhur.
E konsiderojmë vendim të arsyeshëm shtyrjen e datës për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurime shëndetësore, duke u bazuar në disa analiza që ne i kemi bërë këtij procesi.
“Ligji për Sigurime Shëndetësore ka një varg mungesash, një varg aktesh nënligjore të domosdoshme për funksionimin e Fondit, ende nuk janë miratuar,fondi ka një staf ekstremisht të pamjaftueshëm në numër, sistemi i integruar i informimit shëndetësor nuk është ende i funksionalizuar, lista e shërbimeve themelore shëndetësore me çmimore dhe bashkëpagesa nuk është e harmonizuar, komunikimi me publikun rreth kësaj çështje është në pikën zero”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Sipas tyre, për të qenë gati për mbledhjen e premiumeve brenda gjashtë muajve duhet të implementohet sistemi i integruar i informimit shëndetësor në tërë Kosovën, të miratohen të gjitha rregulloret dhe aktet tjera të nevojshme për punën e fondit për financim shëndetësor, të kontraktohen institucionet shëndetësore primare në bazë të kapitacionit dhe një varg obligimesh të tjera që Qeveria e ardhshme duhet ti kryej.
PRAK-u pati listuar dhjetë arsye se përse nuk duhet të filloj mbledhja e premiumeve, në mesin e shumë arsyeve sipas tyre është edhe fakti që Agjencioni për Financim Shëndetësorë nuk e ka kompletuar stafin e nevojshëm për të punuar në këtë drejtim.
Sipas PRAK-ut, edhe për të paktën 6 muaj nuk mund të ketë Fond të gatshëm për fillimin e mbledhjes së premiumeve.
Poashtu me kërkesë të bizneseve Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar Qeverisë me kërkesën për të pezulluar vendimin për zbatimin e Ligjit për mbledhjen e premiumeve për sigurime Shëndetësore me 1 Korrik.
Sipas tyre bizneset kërkojnë periudhën e nevojshme që të bëjnë përgatitjet e duhura në mënyrë që të jenë më të involvuara në këtë proces.
“Mospërmbushja e shumë kritereve të parapara me ligj, si dhe mos informimi i duhur ka shkaktuar huti në mesin e afaristëve, në këtë mënyrë bizneset e argumentojnë shtyrjen e mbledhjes së premiumeve dhe shtyrjen e zbatimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore” thuhet në reagimin e tyre.
Fillimin e zbatimit të ligjit për sigurimeve shëndetësore nuk e kishte reklamuar vetëm Imet Rrahmani edhe dy ministrat paraprak të shëndetësisë Alush Gashi dhe Ferid Agani patën dhënë premtime për fillimin e aplikimit të sigurimeve shëndetësore.
Ky ligj është hartuar në vitin 2004, kurse ishte miratuar në vitin 2007, pas rekomandimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ai ishte larguar dhe nuk kishte hyrë në fuqi për shkak të implikimeve buxhetore. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Në punësimin e 300 ushtarëve kriter do të jetë edhe përfaqësimi adekuat

Bislimi takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, flasin për konstituimin e Qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së në Prishtinë – takon liderët e vendit për të forcuar bashkëpunimin rajonal

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës