Sigal Prishtina ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në ENBL, duke triumfuar me shifrat 80-75 në udhëtim ndaj Brussels Basketball.

Çerekun e parë Prishtina e mbylli me nje epërsi prej shtatë pikësh, duke e mbyllur me rezultat 20-13 në favorin e saj.


Prishtina vazhdoi me avazin e njëjtë edhe në çerekun e dytë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 40-30 në favorin e tyre.

Vendasit treguan dhëmbët në pjesën e dytë, duke fituar çerekun e tretë me rezultat 20-13, teksa i katërti u mbyll me rezultat 28-25 në favor të Prishtinës.

Kështu në fund djelmoshat nga kryeqyteti morën një fitore të vuajtur, por shumë të merituar.

Lojtari më i dalluar në parket ishte Arian Azemi i cili pati 19 pikë, tri kërcime dhe dy vjedhje të topit.

Me 12 pikë, dy kërcime dhe dy asistime kontribuoi edhe Deondre Burns, teksa shifra identike regjistroi edhe Adrio Bailey.

Lamb Autrey gjithashtu shtoi 11 pikë, pesë kërcime dhe tetë asistime, duke e çuar në katër numrin e lojtarëve tek Prishtina që realizuan pikë dyshifrore në këtë takim.

Prishtina tani do të fokusohet në kampionat ku do të jetë nikoqire e Borës, ndërsa takimin e radhës në ENBL do ta luajë po ashtu në udhëtim ndaj Slovan Brastislavës./Telegrafi/

telegrafi sport app