Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 94-76 (26:15, 27:16, 19:17, 22:28), në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Prishtina e nisi ndeshjen më mirë, duke treguar nga fillimi se ka hyrë për fitore dhe fitoi çerekun e parë 26:15, derisa me lojë të mirë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, duke fituar 27:16, për të shkuar në pushim me epërsi 53-31.
Epërsia e lartë që u krijua në pjesën e parë ishte e mjaftueshme për Prishtinën, që arriti të ruajë epërsinë e krijuar dhe të triumfojë në fund. Perioda e tretë ishte më e barabartë, 19:17, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 72:48. Në 10 minutat e fundit mysafirët ishin më të mirë, 22:28, megjithatë, Sigal Prishtina triumfoi me rezultat 94:76.
Pikë dyshifrore te Prishtina shënuan Arian Qallaku 14, Altin Morina 13, Meriton Ismaili 12, Fisnik Rugova 11, Dion Haxhosaj 11 dhe Arian Mehmeti 10, kurse te Trepça tre basketbollistë shënuan nga 14 pikë: Valdrin Haxhiu, Ramadan Zekiqi dhe Mojeed Eëuosho, kurse Kalin Fisher shtoi 13.
Sigal Prishtina ka një fitore dhe një humbje, ndërsa Trepça dy humbje në dy ndeshje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ferizaj mposht Prishtinën, merr tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë