LAJMI I FUNDIT:

Si vishet një vajzë franceze gjatë festave të fundvitit (Foto)

Si vishet një vajzë franceze gjatë festave të fundvitit (Foto)

Këpucët janë shumë të rëndësishme për aktoren franceze Ana Girardot.

Ylli në rritje ka një stil klasik parisian, me linja të thjeshta dhe këpucë elegante, transmeton Telegrafi.


“Gjithmonë e kam admiruar Catherine Denevue në Belle de Jour, e cila mbathte këpucë Belle Vivier”, shpjegon Girardot.

Parisianët kanë një stil tejet unik, ndërsa, sipas Girardotit, mënyra se si ecën tregon se çfarë gruaje dëshironi të bëheni – e për këtë, ju nevojiten këpucë të mahnitshme.

‘Roger vivier’ së fundmi ka kërkuar nga Girardot që të jetë fytyra e kampanjës së tyre për Vjeshtën 2018. Ajo është fotografuar nga Sonia Sieff, vajza e fotografit të njohur francez Jean-Loup Sieff, në tarracën e Pantheonit në Paris.

Pasi kishte shkëlqyer në filmin ‘Back to Burgundy’ këtë vit, aktorja ndihet shumë e emocionuar që ka arritur të bashkëpunojë me drejtorin kreativ të Vivier, Bruno Frissonin.

Girardot e përshkruan stilin e saj personal si komplet të përshtatshëm me aksesorët e brendit francez.

Sa i përket sezonit festiv, ajo thotë dëshiron të shndritë dhe sugjeron të mos frikësoheni ta vishni kostumin më të bukur që e keni, ndërsa kujdes të veçantë thotë t’i kushtoni këpucëve. /Telegrafi/