Kandidati i zgjedhur për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ftesa për të kandiduar për Prishtinën i ka ardhur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime” tha se ofertën e ka marrë në muajin maj të këtij viti dhe është ndjerë shumë i privilegjuar.
“Në muajin maj e kam marrë një thirrje nga një mik i përbashkët me Lumir Abdixhikun, një mik i fëmijërisë, i cili më kërkoi ta merrja seriozisht këtë ofertë. Fillova të qeshja sepse nuk e mora si të tillë në fillim, por pastaj jam telefonuar prapë dhe sigurisht unë u ndjeva i privilegjuar për këtë”, tha Rama.
Rama tutje shtoi se deri në atë moment nuk ka qenë i interesuar për politikë.
Ai theksoi se menjëherë është nisur për në Kosovë, ku edhe është takuar me Lumir Abdixhikun.
“Kjo ka qenë risi për mua sepse deri atë moment unë partitë i kam parë si organizata që të gjitha gjërat i bëjnë brenda partisë, i kanë strukturat e këto, prandaj edhe nuk kam qenë kurrë i interesuar. Pastaj jam nisur për Kosovë dhe për herë të parë jam takuar me Lumirin, e kuptova që ai më kishte analizuar, dinte për projektet e mia dhe gjithçka tjetër”, shtoi tutje Rama.
Përparim Rama gjithashtu potencoi se i ka bërë me dije kryetarit të LDK-së që një gjë të tillë i duhet ta diskutojë edhe me bashkëshorten e tij, pasi është njeri familjar me tre fëmijë.
“I kam thënë Lumirit se duhet ta pyes edhe gruan pasi i kam edhe tre fëmijë. Ajo më ka thënë se nëse e kam përnjëmend, do më përkrahë deri në fund. Por, unë e kisha menduar edhe nëse nuk e pranoja këtë ofertë dhe po pyesja veten si do ndihesha pas 20 vitesh kur unë kam pasur mundësinë të kontribuojë për qytetin tim dhe nuk e kam bërë këtë”, shtoi tutje Rama.
Përparim Rama ka fituar garën për kryetar të Prishtinës, duke e mposhtur në balotazh Arben Vitinë e LVV-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos