LAJMI I FUNDIT:

Si t’ia bëni që xhinset t’ju rrinë pas trupit, edhe pse s’janë të reja

Si t’ia bëni që xhinset t’ju rrinë pas trupit, edhe pse s’janë të reja

Gjetja e xhinseve të përsosura nuk është një detyrë e lehtë. Për më tepër, edhe kur gjeni të duhurat, ato fillojnë të humbin formën e tyre pas disa veshjesh

Për fat të mirë, është shumë e thjeshtë t’i ktheni xhinset në formën e mëparshme, si të jetë hera e parë që po i vishni.

Për pjesën më të madhe, gjithçka që ju nevojitet është pak ujë i nxehtë. Nxehtësia mund të shkaktojë tkurrjen e fibrave në pëlhurë, dhe uji do të ndihmojë gjithashtu për këtë.

Më pas, ju mund t’i vishni xhinset tashmë “të zvogëluara” derisa ato të humbasin formën e tyre, për të përsëritur më pas procesin.

Ja disa sugjerime:

1. Nxehtësia zvogëlon natyrshëm pëlhurën, kështu që mënyra më e shpejtë dhe e lehtë për t’i zvogëluar xhinset është t’i vendosni ato në tharëse.

Merrni xhinset që dëshironi të tkurrni dhe vendosini ato në rrobalarëse, në nivelin më të lartë të nxehtësisë që ka. Ju gjithashtu mund të shtoni detergjent në mënyrë që ato të lahen gjatë procesit. Çelësi, sidoqoftë, është tharja.

Sikurse përmendëm më lart, thajini ato duke përdorur nxehtësi.

2. Një mënyrë tjetër është të vishni xhinset që doni të tkurrni dhe të futeni në ujë të ngrohtë me to. Po, zhysni tërë trupin në një dush apo vaskë. Mbajtja e xhinsit të lagur do të jetë e pakëndshme, por rezultatet do t’ia vlejnë.

Më pas, hiqini ato dhe lërini të thahen në mënyrë natyrale.

3. Një tjetër mundësi është që të merrni një tenxhere të madhe uji që vlon në sobë dhe aty të vendosni xhinset. Të gjitha këto mundësi me bazë uji do t’ju japin rezultate të ngjashme, prandaj ju zgjidhni atë që ju duket mënyra më e përshtatshme.

Zierja e xhinseve është ndoshta opsioni më intensiv kur bëhet fjalë për ujë, kështu që këtë mund ta përdorni kur doni t’i tkurrni vërtet shumë xhinset.

4. Çelësi për tkurrjen e xhinsit është aplikimi i nxehtësisë, të cilën mund ta bëni edhe me një hekur. Metoda e hekurosjes nuk është gjithmonë aq efektive, por padyshim që mund të ndihmojë.

5. Nëse xhinset tuaja janë thjesht shumë të mëdha, mund t’ju mbetet t’i përshtatni ato sipas masës suaj, tek një rrobaqepës.

Burimi: In Style, Anabel