Si t’i sterilizohen kavanozët dhe kapakët: Teknika të gjysheve tona, por edhe teknika të reja

Turshia më e mirë është ajo e cila qëndron – lëngjet, xhemët, kompostot, por edhe ajvari duhet të jenë të ruajtur – pa myk derisa të hahen të gjitha.
Gjyshet tona qëmoti kanë përdorur teknikën e thjeshtë por të mirë, e cila edhe sot e kësaj dite është e sigurt. Veprimi i parë është që kavanozat t’i lani mirë me detergjent, pastaj t’i thani me leckë të pastër pambuku, transmeton Telegrafi.
Para sterilizimit, kavanozat duhet të shpëlahen në tërësi dhe të kontrollohen të çarat në mure dhe në fundin e tyre. Madje edhe dëmtimi më i vogël mund të shkaktojë që kavanozi të çahet dhe pas një kohe të caktuar të thyhet tërësisht.
Pas kësaj merrni një tepsi të madhe, mbuloni fundin e tyre me letër për pjekje dhe pastaj radhisni enët e qelqta njëra pranë tjetrës, ashtu që të jenë të kthyera mbrapsht. Më parë duhet të largoni kapakët, të cilët në këtë “operacion” janë të tepërt.
Furrën nxeheni në 100 gradë Celsius dhe në të fusni tepsinë me kavanoza. Është e nevojshme të qëndrojnë 15 deri në 20 minuta, pas kësaj janë të gatshëm për turshi, ndërkaq ju nuk keni arsye të dyshoni, sepse sterilizimi është bërë me sukses.
Edhe një mënyrë për sterilizim dhe shpëlarje të kavanozave është përzierja e ujit dhe alkoolit. Në kavanoz të mbushur deri në gjysmë me ujë shtoni dy lugë alkool, mbylli dhe tundni mirë. Alkooli do ta pastrojë dhe sterilizojë pjesën e brendshme të kavanozit, ndërsa pjesën e jashtme mund ta fshini me leckë të pastër të cilën e keni njomur në alkool.
Nëse i mbushni kavanozat me ajvar apo xhem (derisa përmbajtja është ende e nxehtë), është e nevojshme që enët të jenë më parë të nxehura në mënyrë që të pengohet thyerja e tyre. Qitni përmbajtjen deri në gjysmë të kavanozit, prisni disa minuta që qelqi të përshtatet me temperaturën dhe pastaj mbushni plot.
Shishet dhe kavanozat kurrë nuk duhet të jenë të mbushur deri në grykë, sepse përshpejtohet prishja e turshive.
Amvisat paksa më “moderne” përdorin edhe metodën e sterilizimit të kavanozave në mikrovalë. Rreth 50 ml ujë qiten në kavanoz. Duhet të jenë në nivelin 1 – 2 cm. Mikrovalën duhet aktivizuar në fuqinë maksimale dhe të caktohet koha deri në 2 – 3 minuta. Uji do të bëhet i nxehtë, ndërsa ajri i formuar do të sterilizojë enën.
Kapakët e metaltë të kavanozave do t’i sterilizoni më së miri nëse i lini të zihen në ujë të vluar. Që turshia të mos prishet, është e nevojshme, që në fund të gjithë kavanozat t’i mbyllni mirë me dorë apo me ndonjë vegël për mbyllje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përgatitet boza

Si të mos ju ngjisin vezët për tigani?

Galetë milionerësh

Kërpudha të mbushura

Receta origjinale e gjysheve tona për gurabijet: E lirë, e shpejtë dhe e lehtë

Supë kremi nga kërpudhat sipas recetës së gjyshes!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania