LAJMI I FUNDIT:

Si t’i lyeni thonjtë në mënyrë të përkryer

Si t’i lyeni thonjtë në mënyrë të përkryer

Nëse dëshironi të mos bëheni nervoze dhe të humbni kohën e çmuar nëpër sallonet e kozmetikës, lyeni gishtat përreth thonjve me vazelinë!

Nëse rastësisht e kaloni linjën e thonjve, llaku nuk do të ngjitet për lëkurën tuaj.


Dëshironi që sa më bukur dhe sa më bukur t’i bëni me llak thonjtë, mirëpo ju ndodh që brusha shpesh t’ju rrëshqasë edhe në gishta, thjesht lyeni gishtat me vazelinë! – transmeton Telegrafi.

Pastaj lyeni thonjtë me llak me ngjyrën e preferuar apo me njërën ndër ngjyrat e zjarrta moderne.

Pasi që llaku në thonjtë tuaj të thahet, lani duart dhe eliminoni vazelinën nga gishtat

Parapëlqehet që para gjumit, t’i lyeni duart me vazelinë në mënyrë që t’i ushqeni thonjtë tuaj me të dhe në këtë mënyrë thonjtë do t’ju vezullojnë me kohë më shumë. /Telegrafi/