Për të gjitha vajzat që vuajnë për të drejtuar flokët, ka disa mënyra natyrale... pa piastër.
Në stinën e ftohtë flokët e humbasin formën e tyre dhe shpeshherë shpupurishen nga lagështira dhe temperaturat e ulëta. Nëse i do flokët e drejtë, pa i shkatërruar, djegur apo dëmtuar, ja disa mënyra praktike.
Një herë në javë dhe do ta shikosh sa shpejt dhe sa të shëndetshëm do t’i kesh flokët pas këtij trajtimi.
Vaj i ngrohtë (jo i nxehtë). Vaj kokosi dhe vaj ulliri, të përzier bashkë. Aplikoje përzierjen në flokë të thatë, mbështille me një peshqir të ngrohtë dhe laje pas 45 minutash. Në vend të vajit të ullirit, mund të përdorësh edhe vaj bajamesh.
Mjaltë dhe qumësht. Mund të përdorësh vetëm qumësht, por edhe kombinimin e mjaltit me qumësht. Në një shishe të vogël hidh qumështin, spërkat flokët, mbaji rreth 30 minuta që të ulin volumin dhe pastaj shpëlaji.
Vaj ulliri dhe vezë. Vaji i ullirit është një ushqyes i natyrshëm, të cilin flokët e kanë mjaft të nevojshëm. Është shumë dobiprurës si në ushqimin e flokëve, po ashtu në përmirësimin e skalit. Trajtimi i flokëve me vaj ulliri dhe vezë ndihmon shumë në drejtimin dhe shkëlqimin e flokëve.
Për flokët e shkurtër dhe mesatarë, mjafton një e verdhë veze dhe një gjysmë filxhani kafe vaj ulliri, ndërsa për flokët e gjatë duhen dy të verdha veze dhe një filxhan vaj ulliri. Përzieje masën, vendose në flokë dhe pas një ore shpëlaji.
Uthull molle. Përzieni një lugë gjelle uthull molle me një gotë ujë, hidhi në një shishe, vendose në flokë të lagur dhe masazhoji ato me mollëzat e gishtave. Lëre masën të veprojë për disa minuta e pastaj shpëlaji flokët.
Limon dhe kokos. Një tjetër recetë për flokë të butë dhe të drejtë është ajo e limonit, përzier me kokos. Kokosin e imët përzieje me ujë, derisa të hiqet masa e qumështit. Pastaj shto pak lëng limoni dhe fute masën e përzier në frigorifer për ta ftohur. Aplikoje masën duke e masazhuar lehtë skalpin, mbuloje kokën me peshqir të ngrohtë dhe pas një ore, shpëlaje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë