Mastisisi apo inflamacioni i gjëndrave të qumështit më së shpeshti i kanë nënat që për herë të parë sjellin në jetë fëmijën. Shërimi fillon sapo të shfaqen simptomat: pihen antibiotikë 10 deri 14 ditë
Inflamacioni i gjëndrave të qumështit – mastitisi, femrat e papërvojë lehtë mund t’i injorojnë simptomat: rraskapitje e papritur, dobësim, temperaturë mbi 38 gradë, rrëqethje – ia përshkruajnë ndonjë infeksioni respirator.
Mirëpo, nëse krahas vështirësive të përmendura shfaqen edhe dhembje dhe ënjtje të një pjese apo të tërë gjirit, të cilat dhembin më shumë me rastin e prekjes, gjiri është shumë i fortë, më së shpeshti i kuq dhe i ngrohtë – kjo është shenjë e sigurt e inflamacionit të gjëndrave qumështore.
Inflamacioni i gjirit zakonisht prek gratë që janë me gji, edhe pse nganjëherë kjo gjendje mund të ndodhë edhe tek gratë të cilat nuk kanë fëmijë në gji. Mastiti është një gjendje e përhapur, të paktën 1 në 10 nëna në laktacion e përjeton mastitin gjatë periudhës së ushqyerjes bebes me gji, transmeton Telegrafi.
Në shumicën e rasteve, mastitis i laktacionit ndodh përpara 6–12 javësh pas lindjes, por kjo mund të ndodhë edhe më vonë gjatë ushqyerjes me gji. Kjo gjendje mund të bëjë që ju të ndiheni të këputur, duke e bërë kështu të vështirë përkujdesjen për fëmijën tuaj.
Ndonjëherë mastiti e çon një nënë të largojë fëmijën e saj nga gjiri përpara se ajo të ketë ndërmend për ta bërë këtë gjë, por vazhdimi i të ushqyerit me gji, madje edhe kur ju jeni duke marrë antibiotik për mastitin, është më mirë për ju dhe fëmijën tuaj. Është totalisht e sigurt që bebi juaj të pijë nga gjiri i cili ka mastit, ndaj nëna nuk duhet ta ndalojë kurrsesi gjidhënien nga ai gji dhe as ta hedhë qumështin e shtrydhur nga ky gji.
Në shumicën e rasteve, ju do të ndiheni e sëmurë me simptoma të gripit disa orë përpara se të vëreni se gjiri juaj ka një sipërfaqe të fortë dhe të skuqur. Sa më shpejt që ju të njihni këtë kombinim të shenjave dhe simptomave, është koha për të kontaktuar mjekun tuaj.
Nëse ju kontaktoni me mjekun në kohë, ai mund të bëjë të mundur që ju ta kaloni mastitin pa ndërhyrjen e një terapie me antibiotik, por kjo gjithmonë nëse ju keni më pak se 24 orë që gjendeni në këtë situatë.
Specialisti me një pompë profesionale spitali dhe me përkujdesjen e duhur përpara dhe pas trajtimit të mastitit do të bëjë të mundur që të largojë faktorët që e kanë shkaktuar mastitin dhe do t’iu tregojë rrugën e duhur se si duhet të veproni në vazhdim në mënyrë që të përmirësoni gjendjen tuaj shëndetësore.
Nëse ju nuk e keni kapur në kohë mastitin mjeku juaj do të përshkruajë një terapi me antibiotik të cilët duhet të pihen patjetër prej jush. Mos u shqetësoni, shumica e antibiotikëve janë të sigurt gjatë gjidhënies dhe nuk do ta dëmtojnë beben tuaj pasi nuk kalojnë në gji.
Nëse shenjat tuaja dhe simptomat nuk përmirësohen pas dy ditëve të para të marrjes së antibiotikëve, ju duhet të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj për t’u siguruar se gjendja juaj nuk është rezultat i një problemi më serioz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Asnjëherë mos ia kërkoni partnerit këto dy gjëra, pohon psikologu

"Nënpikturimi", truku i preferuar i grimit që premton një bazë perfekte

Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

Studimi: Baballarët që kanë vajza, jetojnë më gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa