LAJMI I FUNDIT:

Si të printoni dizajnin unik në fanellë (video)

Si të printoni dizajnin unik në fanellë (video)

Printimi i fanellave në shtëpi është shumë më i lehtë se sa që keni menduar. Ju duhen pak mjete, pak durim dhe fare pak mjeshtri.

Besim Mikullovci,
Dizajner


I tërë procesi është shumë interesant; gjatë punimit plotësisht ndaheni nga problemet e përditshme dhe në fund, fitoni një punë unike, të cilën mundeni ta përdorni për vete, por edhe si një dhuratë e çmueshme dhe unike për dikë tjetër. Përpos ngjyrave, akril, që duheni t’i blini (të cilat nuk janë shtrenjtë), të gjitha mjetet tjera i keni në shtëpi.

Mjetet e duhura: lapsi, ngjyra akril, skalperi, sfungjeri dhe letër e fortë (kartuç).

Së pari, zgjidhni dizajnin që dëshironi ta printoni në fanellë. Atë, mund ta printoni në letër dhe ta preni me skalper, por në qoftë se dizajni/ilustrimi është në i madh se fleta A4, atëherë vizatojeni duke mbështetur letrën për ekran të llaptopit/kompjuterit tuaj. Me shtypje të butë të lapsit, vizatojeni ilustrimin. Në qoftë se dizajni i zgjedhur ka më shumë ngjyra, atëherë duhet ta bëni ndarjen e ngjyrave, sikur në videon e dhënë.

Pasi ta keni bërë vizatimin, tani duhet prerë letrën me kujdes, duke vendosur atë mbi sipërfaqe të fortë, e cila nuk ju prishë punë nëse dëmtohet.

skalper

Mund të përdorni çfarëdo skalperi që keni në shtëpi, por ju preferoj skalperin në formë lapsi (DIY Hobby Knife pencutter), pasi që është shumë më i përshtatshëm për prerjen e figurave – krijimin e modelit.

Arsyeja që më shtyri të përdori ngjyrat akril, është sepse këto teren shumë shpejtë dhe nuk fshihen, nuk zbehen. Pikturat të cilat i kam punuar vite më parë me këto ngjyra, qëndrojnë të padëmtuara, duke mbajtur tonalitetin e njëjtë të ngjyrës, thuajse janë pikturuar tani. Ngjyrën e parë në fanellë e vendosa me brushë dhe të tjerat me sfungjer.

sfungjeri

Përdorimi i sfungjerit kishte shumë përparësi: më lehtë vendoset ngjyra, më pak ngjyrë shpenzon dhe më shpejt teret.

Pasi ta vendosni ngjyrën e parë, largojeni me kujdes modelin, tereni fanellën në diell ose me tharëse flokësh 3-5 minuta dhe, menjëherë mund të vazhdoni me vendosjen e ngjyrës së dytë, në qoftë se punimi juaj ka më shumë se një ngjyrë.

Komplet procesin e printimit mund ta shihni në videon, ku secili detaj është i shpjeguar me kujdes:

Nëse fanellën e lani me ujë të vakët, ajo nuk do të lëshojë ngjyrë. Atë, mund ta lani gjithherë, ndërsa ajo ta ruajë ngjyrën pa humbur asnjë nuancë.

Nëse përdorni fanellë me ngjyrë të çelur, shpenzoni më shumë kohë në terje dhe lajeni pas disa ditësh me ujë të vakët. /Telegrafi/

facebook.com/besim.mikullovci

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori