Si të përdorni pemët dhe perimet për pastrimin e shtëpisë
TikTok nuk është vetëm vend ku adoleshentët vallëzojnë - ju gjithashtu mund të gjeni një mori turqesh të dobishme për pastrim aty.
Një video e një gruaje duke pastruar banjën e saj me grejpfrut dhe sheqer u bë virale së fundmi.
@aligrams3 My favorite part is the smell! Makes ur bathroom smell so good afterwards! #familytime #alwayslearning #lifehack #cleaningtips #cleaninghack
Ekspertja për pastrimin Pamela Spence, thotë: "Mund të duket e çuditshme në këto kohë, por frutat dhe perimet mund të jenë dezinfektues shumë të mirë".
Pamela tregon si të përdorni pemët dhe perimet tuaja - me ndihmën e disa sendeve të tjera, për të pastruar rreth shtëpisë. Qepa: Për të larguar shenjat e djegies në furrën tuaj, ngroheni pak dhe fërkojeni me anën e prerë të një qepe. Qepa përmban enzima që reagojnë me oksigjen në ajër, dhe krijojnë një acid që do të ndihmojë në largimin e yndyrave.



































