Lajmi i keq që iu kumtua familjes mbretërore britanike ngriti një sërë pyetjesh. E gjithë bota po pyet – si do të ndikojë lajmi për shëndetin e mbretit Charles III tek Princi William, Harry dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Ka qenë një dimër i zymtë për familjen mbretërore britanike. Princi William, Princi Harry dhe anëtarët e tjerë tani duhet të përballen me problemet private dhe presionin e publikut pas lajmeve shqetësuese për shëndetin e mbretit Charles III.
Gjithçka filloi tre javë më parë, si një rrufe në qiell, me mesazhin se Catherine, Princesha e Uellsit, kishte një operacion të rëndë që kërkonte muaj të tërë për shërim, raporton bbc.
Deri sa mediat janë stacionuar para spitalit ku po mjekohej princesha në Londër, edhi njoftimi se Mbreti do t’i nënshtrohet një operacioni shkaku i zmadhimit të prostatës, transmeton Telegrafi.
Ishte një goditje e dyfishtë krejtësisht e papritur për familjen mbretërore, e cila më pas u përkeqësua shkaku i Sarah Ferguson, Dukesha e Jorkut, e cila zbuloi se ajo kishte kancer të lëkurës.
Kur u bë e ditur se Mbreti ka një formë të caktuar të kancerit, mediave dhe publiku pyetën – Ku? Çfarë lloji? Sa serioze është? Çfarë tjetër?
Pavarësisht nga vërshimi i lajmeve të këqija, urgjenca të tilla mund t’i bashkojnë njerëzit, siç tregohet nga mbërritja e Princit Harry në Londër sapo ai dëgjoi për babanë e tij.
Edhe pse shumica e mediave britanike u shqetësuan për grindjet dhe intrigat mes Princit Harry dhe pjesës tjetër të familjes. Situata ishte e tensionuar më shumë shkaku i problemeve me të vëllain dhe shtypin sesa me babain e tij.
Princi William, i cili tashmë do të kthehej në detyrën zyrtare pas operacionit të gruas së tij, tani do të pritet të luajë një rol më të madh për sa i përket paraqitjeve publike, përkrah babait dhe gruas së tij të sëmurë.
Princi William është trashëgimtari i radhës dhe pritet të qëndrojë “i fortë”, ashtu si Mbreti Charles III u ngrit për të ndihmuar nënën jo shumë kohë më parë. Pallatit do t’i mungojë edhe Chatherine, si një nga figurat e tyre më të besueshme në kohë të vështira, dhe tashmë prej muajsh “jashtë veprimit”.
Mbretëresha Camilla, e cila as që ishte pjesë e familjes mbretërore 20 vite më parë, vazhdoi të kryente detyrat e saja.
Ajo tani është në qendër të vëmendjes, duke kryer një sërë angazhimesh, si një anëtare e vjetër e mbretërisë.
Duket se ka pasur debate për një kohë të gjatë në lidhje me “zvogëlimin e ndikimit” të monarkisë, me dorëheqjen e Princit Harry dhe Princit Andrew dhe tani Mbreti dhe Princesha e Uellsit “jashtë pushtetit”.
Ndër anëtarët e familjes mbretërore, vetëm Princi dhe Princesha e Uellsit janë nën moshën 50-vjeçare.
Për vetë mbretin, ai do të vazhdojë me detyrën e kreut të shtetit, duke mbajtur shkresat dhe kutitë e kuqe të dokumenteve ministrore dhe takimet private.
Aktivitetet sociale do t’i ndërpres për një kohë të pacaktuar. Është një rikujtues tjetër që ndërsa shohim kaq shumë për familjen mbretërore, ka ende shumë që nuk dimë.
Publiku u befasua nga hapja e familjes mbretërore në lidhje me njoftimin se Mbreti do të kryente operacionin e prostatës, i cili kishte për qëllim të rriste ndërgjegjësimin dhe të inkurajonte më shumë burrat që të kontrolloheshin.
Një gjë e ngjashme u bë edhe tani, kur informacioni për diagnozën e tij të kancerit u publikua.
Ajo hapje në një farë mënyre na hapi dyert e Pallatit dhe çfarë do të ndodhë më pas – mbetet e panjohur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Macron: Sulmi me thikë ishte "terrorizëm islamist"

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit