Nga: Seth Cropsey / The Wall Street Journal
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Rreth 25 milionë tonelata drithi tashmë gjenden në siloset ukrainase që janë bllokuar nga anijet ruse. Duke i ndërprerë furnizimet globale për ushqim dhe energji, Kremlini synon të ndezë kriza të shumta ndërkombëtare, duke e detyruar Perëndimin që për negociata të ushtrojë presion ndaj Ukrainës. ShBA-ja duhet ta shkatërrojë strategjinë e Rusisë, duke e krijuar një korridor detar me një koalicion që është i gatshëm të garantojë se gruri ukrainas do të arrijë në portet e huaja. Kjo do ta lehtësonte krizën globale të ushqimit, ndërkohë që do ta minonte elementin kyç të ndikimit rus mbi Ukrainën dhe aleatët e saj.
Që në fillim të nismave të veta ushtarake, Vladimir Putini ka synuar ta detyrojë Kievin dhe Perëndimin që të binden, pa pasur nevojë të luftojë me forcat e nevojshme për ta pushtuar drejtpërsëdrejti Ukrainën. Moska ka punuar në arritjen e objektivave që nuk janë gjeostrategjike, në atë kuptimin e zakonshëm që ua mundëson forcave ruse fitoren më të lehtë ushtarake, por në vend të kësaj ka vënë presion mbi aleatët e Ukrainës që ata të tërhiqen dhe ta detyrojnë presidentin Volodymyr Zelensky që të kapitullojë.
Shtimi i forcave të z. Putin, përgjatë një viti, kishte për qëllim ta bindte Perëndimin se ishte e pashmangshme fitorja e shpejtë ruse. Ofensiva fillestare e Rusisë – sulme në shumë drejtime, pas një breshërie raketore anembanë – supozohej ta bindte Perëndimin se ishte e kotë mbështetja për Ukrainën. Ofensiva e Rusisë në Donbas, duke e synuar një xhep të vogël rreth Severodonjetcit, është bërë për ta bindur Perëndimin për të njëjtën gjë – se Ukraina nuk e ka asnjë shans, qoftë me ndihmë më të madhe ushtarake, dhe se duhet të negociojë ose të gllabërohet nga ariu rus.
Situata në terren bie ndesh me narrativën e Kremlinit. Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë pësuar humbje brutale, por e para tani i ka 700 mijë burra nën armë dhe synon të ketë një milion ushtarë deri në vitin 2023. Ukraina kërkon pajisje, por ajo e ka mbajtur veten edhe pa armët e rënda të nevojshme, duke e gjakosur ofensivën ruse në Donbas, duke i shtyrë rreth Harkivit, duke kundërsulmuar pranë Khersonit dhe duke ia mohuar Moskës përparimin vendimtar. Me kalimin e kohës, Rusia do të ketë mungesë të njerëzve, të predhave dhe të topave.
Kremlini publikisht ka lënë të kuptohet se Rusia është e gatshme të bëjë luftë të gjatë. Por, Rusisë i mungon fuqia luftarake për ta pushtuar Ukrainën ose për t’i ndalur dërgesat e armëve perëndimore. Në vend të kësaj, z. Putin luan kumar me shpresën se aleatët evropianë të ShBA-së dhe të Ukrainës do të thyhen para se të lodhet Rusia. Duke e pasur parasysh shkallën dhe publicitetin e mbështetjes perëndimore, morali dhe performanca luftarake e Ukrainës janë thellë të ndërthurura me angazhimin e aleatëve, saqë një ndryshim në politikën perëndimore mund ta shkatërrojë vullnetin e Kievit për të rezistuar.
Ndërprerjet në ekonominë globale për shkak të luftës e kanë lejuar Rusinë të ushtrojë presion shtesë mbi Perëndimin dhe të marrë fonde të reja. Rritjet e çmimit të naftës dhe të gazit, për petrokimikatët e Kremlinit e krijuan tregun anësor fitimprurës në Indi dhe në Kinë, ndërkohë që nga zori e jo me qejf Evropa vazhdon ta konsumojë gazin rus.
Ndërprerja ruse e eksporteve të ushqimit ukrainas po e bën të ngjashmen. Ukraina është prodhuesi kryesor i shumicës së produkteve ushqimore në treg, veçanërisht grurit dhe vajrave bimore. Rusia i ka bllokuar pothuajse të gjitha eksportet e Ukrainës duke e minuar Detin e Zi dhe duke e vendosur një forcë të konsiderueshme detare atje, përfshirë pushtimin e qyteteve portuale të Ukrainës, Mariupolin, Berdianskin dhe Khersonin. Miliona tonelata të drithit mbesin të bllokuara në Odesë. Vetëm një pjesë e vogël e produkteve ushqimore ukrainase po largohen nga vendi, pothuajse vetëm me hekurudhë, duke shkuar drejt porteve rumune dhe bullgare. Por, Ukraina e përdor njësinë hekurudhore ruse, e ato vende jo, gjë që kërkon ose modifikimin e hekurudhave të Ukrainës ose shkarkimin dhe ngarkimin e mallrave në një kohë të gjatë.
Qëllimi i Rusisë pjesërisht është të ushtrojë presion ekonomik mbi Perëndimin. Duke i rritur çmimet e energjisë dhe të ushqimeve, Kremlini mund ta shtojë inflacionin në Evropë dhe në Amerikën e Veriut. Kjo mund t’i detyrojë qeveritë perëndimore që ta detyrojnë Kievin të bëjë lëshime ose të arrijë një marrëveshje me Moskën që zhbllokon grurin ukrainas në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Qëllimet e Kremlinit shkojnë përtej paqëndrueshmërisë së çmimeve; bllokada ruse mund të krijojë gjithashtu kriza për ShBA-në dhe Evropën, në politikat e tyre të jashtme në mbarë botën. Moska e nxori mësimin nga koronavirusi: krizat globale mund të shkaktojnë rezultate të papritura dhe ekstreme politike. Pandemia i prishi zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar dhe i transformoi modelet ekonomike dhe të konsumit të energjisë. Kjo ende ka efekt në tregti – Kina po imponon izolime të shumta në dy vjetët në pandemi dhe nuk ka gjasa t’i lejojë të huajt të hyjnë në vend, deri në vitin 2023.
Duke e ndërprerë furnizimin me ushqim dhe energji, Kremlini synon të krijojë konfuzion global dhe në këtë mënyrë të provokojë paqëndrueshmëri dhe kriza. Shri Lanka është rast paralajmërues: vendi ka dështuar në larjen e borxhit dhe trazirat janë përhapur për shkak të inflacionit. Libani është në gjendje të rëndë, por nuk ka gjasa të marrë mbështetje financiare ndërkombëtare, për shkak të depërtimit të Hezbollahut në qeverinë e vendit. Lindja e Mesme dhe Afrika, edhe para se Rusia ta pushtonte Ukrainën, ishin në spiralen e përshpejtuar të inflacionit. Lufta e Ukrainës e ka përkeqësuar këtë cikël. Rritjet e çmimeve të ushqimeve kanë filluar në Amerikën Latine dhe ka gjasa të ketë inflacion më të gjerë dhe paqëndrueshmëri më të madhe ekonomike.
Një seri krizash rajonale do të shtojë presionin ndaj Perëndimit për t’i dhënë fund luftës. Flukset e konsiderueshme të emigrantëve afrikanë, të shkaktuara nga kushtet e vështira ekonomike, do ta forcojnë të djathtën ekstreme rusofile në Evropë. Një valë emigrantësh në Amerikë do të shpërqendrojë fokusin e administratës Biden. Rënia e shtetit – le të themi, Libanit – do të shkaktojë konfrontime rajonale, duke e devijuar vëmendjen e Perëndimit.
Me të gjitha këto, Rusia shpreson të thyejë vullnetin e Perëndimit.
Zgjidhja e qartë është lirimi i eksporteve të grurit të Ukrainës, duke e lehtësuar presionin mbi furnizimin global të ushqimit dhe duke e zbutur inflacionin. Kjo do të kërkonte mision të gjerë çminimi dhe përcjelljeje për të krijuar një korridor nga Odesa për në Mesdheun lindor. Do të kërkonte forcë mjaft të madhe detare për ta frenuar pengesën ruse.
Një mision i përcjelljes funksionoi në rrethanat e ngjashme gjatë luftës Iran-Irak, përmes Operacionit të Vullnetit të Sinqertë. Irani dhe Iraku, sikurse Rusia dhe Ukraina, ishin përcaktuar për një luftë afatgjate. Pas ofensivave iraniane, Iraku e humbi qasjen e vet në port. Iu drejtua Kuvajtit për ta eksportuar naftën irakiane, por Irani i sulmoi anijet kuvajtiane. Shtetet e Bashkuara u përgjigjën duke vendosur një task-forcë të madhe detare për t’i shoqëruar cisternat kuvajtiane të naftës dhe duke kryer një sërë demonstrimesh të fuqisë ushtarake që do ta pengonte presionin e vazhdueshëm iranian.
Në rastin e Ukrainës, qasja amerikane duhet të jetë më agresive. Një Rusi e armatosur me armë bërthamore, me sinjale të qarta për ta penguar pjesëmarrjen më të madhe të ShBA-së në luftë, mund t’i sulmojë anijet shoqëruese luftarake. Uashingtoni mund ta shmangë këtë mundësi duke përdorur një task-forcë të pakalueshme detare të përbërë nga luftanijet e vogla e të mëdha në sipërfaqe dhe me mbështetje nga nëndetëset dhe forcat ajrore. Rusia nuk do të ndërhynte.
ShBA-ja nuk duhet ta kryejë këtë mision përmes Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Franca, Italia dhe Gjermania ka të ngjarë ta vënë veton ndaj kësaj. Në vend të kësaj, Amerika duhet të veprojë me një koalicion ad hoc – me gjasë me Poloninë, Rumaninë, Bullgarinë dhe ndoshta shtetet baltike si Suedinë dhe Finlandën – për t’i zbutur ndarjet përbrenda NATO-s.
Turqia nuk ka nevojë të marrë pjesë në mënyrë aktive. Por, duhet të lejojë që kjo forcë koalicioni të veprojë në Detin e Zi. Prandaj, është e domosdoshme që administrata e Bidenit të marrë pëlqimin turk. Masë e duhur do të ishte që Uashingtoni të lejojë pjesëmarrjen e Turqisë në programin F-35 dhe blerjen e aeroplanëve F-16, që është pika më e madhe e tensionit mes ShBA-së dhe Turqisë dhe mënyra më e mirë dhe me kosto të ulët për ta siguruar pajtimin turk.
Mosndërhyrja mund të duket gjë më e sigurt, por do të ishin shumë më të rrezikshme përhapjet e krizave që Moska synon t’i provokojë. Anijet luftarake amerikane dhe aleate mund ta prishin strategjinë e Moskës, pa shtënë asnjë plumb. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje