LAJMI I FUNDIT:

Si të hiqni rrudhat nga rrobat me një hile të vogël

Si të hiqni rrudhat nga rrobat me një hile të vogël

Sa herë ju ka ndodhur të vishni një fustan të pahekurosur sepse jeni vonë për në punë, keni lënë një takim në minutat e fundit apo sepse përtoni të vendosni hekurin në prizë për ta kaluar mbi rrobat që do të vishni…

Arsyet mund të jenë të shumta, por jemi të sigurt se hekurosja është një nga gjërat që gratë apo zonjat e familjes nuk e bëjnë me shumë dëshirë.


Por, si t’i kurseni vetes orë të tëra duke hekurosur rrobat tuaja apo të pjesëtarëve të tjerë të familjes? Me një truk fare të thjeshtë që nuk e mësoni nga ne, por nga një ekspert i rrobalarëses që quhet Rich Handel.

Përmes një videoje në TikTok në Consumer Reports, Handel thotë se për të parandaluar rrudhat e shumta në rroba dhe që të mos e harxhoni gjithë kohën dhe fuqinë mbi hekurin për orë të tëra veproni kështu: ulni temperaturën e tharëses së rrobave.

Si t’i ktheni në gjendje normale rrobat e zvogëluara nga larja në rrobalarëse
Lexo po ashtu Si t’i ktheni në gjendje normale rrobat e zvogëluara nga larja në rrobalarëse

Këshilla e ekspertit Handel për të mbrojtur rrobat nga rrudhat, qëndron tek hilja në procesin e kalimit nga larja në rrobalarëse tek makina e tharjes, kjo e fundit me temperaturë minimale.

Nëse rrobat tuaja nuk rrudhen kjo përkthehet në kursim kohe dhe energjie. Temperatura e lartë e larjes i konsumon ato duke u hequr ngjyrat, ndaj nuk rekomandohet gjithmonë si proces, citon Anabel.

Eksperti Handel flet edhe për një truk tjetër të thjeshtë. Nëse shihni që rrobat janë pak të lagura, nxirrini nga makina tharëse, vendosini në një sipërfaqe të sheshtë dhe i “shtroni” me duar duke eliminuar çdo rrudhë që vini re.

 #laundrytok #cleaninghacks #cleaningtok ♬ original sound – Consumer Reports

Provojini të dy këto metoda dhe na falënderoni më vonë! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori