Herpesi në buzë, ulcera, flokë të brishtë, lodhje, gjuha e bardhë, infeksione të shpeshta dhe simptoma të gripit, janë të gjitha shenja që mund të tregojnë sesi sistemi ynë imunitar nuk është në funksion të plotë.
Përveç luhatjeve të temperaturës, stresit, dietës së përshpejtuar dhe mungesës së ushqyesve të dobishëm për trupin tonë, rënia e sistemit imunitar mund të varet edhe nga mënyra sesi jemi rritur, dhe në veçanti, nga mungesa e ekspozimit ndaj baktereve, të rëndësishme për të forcuar mikroorganizmat e dobishëm që jetojnë në zorrët tona.
Ja disa nga ushqimet natyrale, të cilat luajnë një veprim të rëndësishëm për të forcuar mbrojtjen e trupit.
1. Hudhra. Është një nga ato ushqime që ka aftësinë për të forcuar sistemin imunitar duke stimuluar shumëzimin e qelizave që kanë rolin në luftimin e infeksioneve. Ajo gjithashtu ndihmon në pastrimin e toksinave dhe qelizave kancerogjene nga trupi dhe mbron zemrën nga formimi i pllakave në arterie.
2. Ginseng. I dobishëm në trajtimin e stresit, stimulon lirimin e hormonit të kortizolit dhe ndihmon trupin për një sistem nervor qendror të qetë. Gjithashtu, lehtëson një rezistencë të madhe ndaj temperaturave të nxehta apo të ftohta dhe lodhjes.
3. Agrumet. Burim i shkëlqyer më sistemin imunitar, Vitamina C mbron nga sëmundjet përveçse e forcon trupin. Favorizon përthithjen e hekurit marrë nga perimet. Agrumet të shkëlqyera edhe për parandalimin e ftohjeve stinore, gripit, stomatitit, gengiviteve dhe sëmundjeve infektive.
4. Echinacea (bimë mjekësore). Gjithmonë e këshilluar, për parandalimin e ftohjeve tipike në periudhën dimërore, por mund të përftohet edhe në formë kapsule apo si çaj. Ekstraktet e saj ndihmojnë për mbrojtjen sistemit imunitar të organizmit, që kur reagon shton aftësinë e rruazave të bardha të gjakut të shkatërrojnë bakteret dhe viruset.
5. Karotat. Të pasura me betakarotene, ndihmon në rritjen e numrit të qelizave të gjakut për të luftuar infeksionet, duke mbështetur veprimin e limfociteve dhe për të ndihmuar në eliminimin e radikaleve të lira, duke e pastruar trupin dhe ngadalësuar plakjen. Ato janë një nxitës i mirë i qelizave makrofage, të cilat prodhojnë ato substanca që shkatërrojnë qelizat e kancerit.
6. Kërpudhat. Disa lloje kërpudhash janë konsideruar si ilaçe të vërteta. Për shembull, shiitake, maitake dhe reishi. Gjenden edhe si kapsula, të lehta për t’u përtypur, duke lehtësuar aktivitetin e sistemit imunitar ndaj infeksioneve, kancerit dhe alergjive.
7. Jo sheqerit të përpunuar. Sheqeri, veçanërisht ai i përpunuar, komprometon aktivitetin e sistemit imunitar. Ndaj duhen evituar pijet me gaz, lëngjet dhe produktet e konservuara të cilat kanë shumë.
8. Zvogëloni stresin. Stresi është shkaku kryesor i rënies së sistemit imunitar, pasi dobëson qelizat e bardha të gjakut që reagojnë më pak ndaj stimujve të jashtëm, duke e lënë trupin tonë më të prekshëm ndaj sëmundjeve. Thjesht kushtojini disa orë në javë yoga-s, shëtitjeve në natyrë dhe aktivitete të tjera që na lejojnë të pushojmë dhe të harrojmë ngarkesat ditore. Aktiviteti fizik është një bekim.
9. Flini më shumë. Të flini orët e duhura, e lejon trupin tonë të rigjenerohet dhe të rifitojë energjitë e konsumuara gjatë ditës.
10. Mos tymosni. Duhani është i dëmshëm për shëndetin tuaj. Por duhani është një kontribuues i madh për rritjen e inflamacionit, rrit formimin e mukusit në traktin respirator. Sistemi imunitar është i lodhur dhe nuk është më në gjendje të kryejë plotësisht punën e vet.
11. Vitamina D. Është e rëndësishme jo vetëm për kockat tuaja, por edhe për mbrojtjen imunitare dhe parandalimin e kancerit dhe diabetit. Ndaj, konsumoni produktet e qumështit, peshk, vezë dhe perime të gjelbra. Edhe ekspozimi ndaj diellit, nëse bëhet në orët e rekomanduara dhe me mbrojtjen e duhur, është një mënyrë e shkëlqyer që trupi të përthithë në sasinë e duhur këtë vitaminë të çmuar. Për të mos lënë pa vëmendje, edhe Vitamina A (e pasur te radhiqet), antioksident i fuqishëm, dhe Vitamina B, e cila ndihmon metabolizmin, flokët, lëkurën dhe sytë.
12. Kurkuma. Ka hyrë në mjekësi me termin Ayurvedic për pastrimin e përgjithshëm, tretjen, anti-inflamator, artritit dhe çrregullimet e mëlçisë, përmban vitaminë C dhe ka veti të larta antioksidante. Lufton gripin dhe sëmundjet sezonale.
13. Probiotikët. Bakteret e mira të pranishme në shumë ushqime, të tilla si kosi, janë një bekim për trupi, duke përforcuar sistemin imunitar. Probiotikët të pengojnë rritjen e mikroorganizmave të dëmshme që gjenden në zorrë, duke siguruar një mbrojtje të duhur kundër një game të baktereve patogjene, duke ruajtur përbërjen e saktë të mikroflorës dhe kontribuuese për një sistem të ekuilibruar të mukozës dhe si pasojë, të të gjithë sistemit imunitar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët