LAJMI I FUNDIT:

Si ta veshim në punë dhe kudo, bluzën që duam më shumë!

Si ta veshim në punë dhe kudo, bluzën që duam më shumë!

E kemi fjalën për bluzat e gjera, aq të rehatshme që s’na bëhet t’i heqim gjatë gjithë dimrit. Bluza të tilla kryesisht vitet e fundit janë shndërruar në trend, por a mund t’i veshim kudo?!

Përfundimisht, përgjigja është Po! Xhaketat me kapuç nuk janë vetëm për tek lagjja dhe kafenetë aty rrotull. Mund të vishen në punë, në një bar apo dhe në klub. Se si, e zbuloni më poshtë!


1. Xhaketë me kapuç kombinojeni me një fund

Mjafton që bluza të jetë njëngjyrëshe dhe fundin zgjidheni ju!

Do t’ju rekomandonim një fund të ngushtë, që bën kontrast me sportivitetin e xhaketave me kapuç.

2. Xhaketë me kapuç + pantallona të gjera

Kjo veshje është fiks për punë dhe s’ka nevojë të mendoheni dy herë.

Mund ta kombinoni me çizme, një çantë të vogël dhe një palë vathë të lezetshëm si këto në foto.

3. Xhaketë me kapuç + fund

Nëse fundi i ngushtë s’bën për ju, urdhëroni variantin tjetër që ju bën të dukeni të sofistikuara dhe moderne në të njëjtën kohë. F

undi i derdhur shkon mrekullisht mirë me një bluzë të gjerë. Aq më tepër nëse vendosni një rrip.

Burimi: Marie Claire