Si ta përgatisni kopshtin për dimër

Po ju zbulojmë se çfarë është e nevojshme të bëni në mënyrë që lulet tuaja dhe kopshti ta presin në mënyrën sa më të mirë pranverën
Kjo periudhë e vitit shpesh na dhuron disa ditë me qiell të pastër dhe me temperatura mbimesatare kur janë kushtet e përsosura për punët përfundimtare në kopsht, në mënyrë që t’i ruajmë lulet për sezonin e ardhshëm.
Para ngricave të para të mëngjesit do të duhej t’i rimbillni lulet dhe bimët e ndjeshme në saksi, pastaj t’i zhvendosni në hapësirë të mbyllur dhe kështu t’i mbroni nga era dhe temperaturat e ulëta, transmeton Telegrafi.
Bimët jogjethërënëse lidhni me spango në mënyrë që të mos thyhen nga erërat e forta apo pesha e borës.
Nëse dëshironi të mbillni bar, vjeshta është koha ideale, sepse dheu është ende i ngrohtë.
Barin ekzistues pastrojeni mirë nga fletët e rëna dhe barojat. Barin duhet kositur në 2 deri 3 cm lartësi. Në vendet ku bari është rralluar, mbillni sërish.
Fletët e rëna mos i hidhni, sepse nga to mund të bëni komposto. Fletët janë burim i shkëlqyeshëm i materieve ushqyese dhe i materieve organike.
Komposton bëjeni duke bërë një shtresë fletësh prej rreth 10 centimetrash në lehe lulesh dhe mbuloni me një shtresë dheu.
Madje edhe nëse mëngjeset e acarta afrohen, nuk është vonë për mbjellje. Perimet me fletë siç janë spinaqi apo sallatat e caktuara mund t’i mbillni në mini-serra, përkatësisht në sëndukë qelqi, të cilat gjithashtu do të zbukurojë kopshtin tuaj.
Nëse planifikoni mbjellje të pemëve apo të murit të gjallë, tani janë kushtet ideale.
Fidanëve u përshtatet dheu i lagësht, ndërsa temperaturat nuk bien nën zero.
Mund të mbillni të gjithë fidanët gjetherënës dhe pemët jogjethërënëse, shkurre, si edhe mure të gjalla.
















































