LAJMI I FUNDIT:

Si ta organizoni kujdesin ndaj lëkurës gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi

Si ta organizoni kujdesin ndaj lëkurës gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi

Një nga gjërat që mund të bëni gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi është rutina e kujdesit të lëkurës

Nëse doni që kjo të jetë edhe më efektive dhe kur të përfondoj koha e karantimit duhet ta bëni në mënyrën e duhur, transmeton Telegrafi.

Më poshtë gjeni hapat që duhet ndjekur:

Pastroni lëkurën tuaj

Rekomandohet të filloni me një pastrues të butë. Kërkoni diçka që do të pastrojë plotësisht lëkurën tuaj pa e bërë atë plotësisht të thatë.

Largimi i shtresave nga lëkura

Sigurohuni që përdorni një produkt kimik — një alfa ose acid beta hidroksik, për të ndihmuar në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës dhe pastrimin e poreve tuaja. Produktet fizike, ato pastrime të ashpra, në të vërtetë mund të shkaktojnë dëme në lëkurën tuaj (shtresa e lartë mbrojtëse e lëkurës), kështu që përpiquni të qëndroni larg tyre.

Aplikoni një maskë

Rekomandohet të rrëmbeni një super hidratues për të ndihmuar lëkurën tuaj të hidratohet thellë, por ju mund të përdorni çfarëdo maske që dëshironi. Për shembull, nëse jeni i shqetësuar me shenja, përdorni diçka me përbërës të ndritshëm (si vitamina C).

Aplikoni serumet tuaja

Ndiqeni me një serum (ose serume) të zgjedhurin tuaj. Zakonisht bëni përzierje me një serum të acidit hialuronik dhe një serum me vitaminë C.

Provoni një mjet për kujdesin ndaj lëkurës

Ky hap nuk është 100% i nevojshëm, por, është një shtesë e bukur. Mund të kapni një mjet për të masazhuar vërtet në serumet tuaja – ndihet mirë dhe ftohës, dhe sipas dermatologëve, ato madje mund të zvogëlojnë shenjat dhe ënjtjet përkohësisht.

/Telegrafi/