LAJMI I FUNDIT:

Si ta ndihmoni foshnjën të ballafaqohet me nxehtësinë verore?

Si ta ndihmoni foshnjën të ballafaqohet me nxehtësinë verore?

Ditët e nxehta të verës janë të mahnitshme, por prindërit e fëmijëve të vegjël kanë vështirësi gjatë kësaj stine për shkak se duhet t’i bëjnë foshnjat e tyre të ndjehen komod në nxehtësi.

Mjekët tregojnë shumë këshilla se si t’ju ndihmoni foshnjave me këtë problem, e disa nga to janë:


Zgjedhja e një sistemi të freskimit të ajrit

Kondicioneri është më i mirë për dhomën e foshnjës sesa freskuesja. Vetëm sigurohuni t’i monitoroni vlerat kryesore, të cilat janë temperatura dhe lagështia, transmeton Telegrafi.

1

Mirëmbani kushtet

Temperatura optimale është 22 gradë celsius, përderisa lagështia nuk duhet të jetë më pak se 40 për qind. Një termometër dhe hidrometër do t’ua tregojnë këto vlera, dhe kondicioneri bashkë me lagështuesin apo pastrimin e shpeshtë do t’ju ndihmojnë t’i rregulloni.

2

Ushtroni përmbajtjen

Është mirë ta zvogëlon temperaturën gradualisht. Nëse është 30 gradë celsius në dhomë dhe keni nevojë ta zvogëloni në 24 gradë celsius, atëherë fillimisht bëjeni 28 gradë celsius. Pas një gjysme ore, bëjeni 26 gradë celsius dhe tek atëherë e caktoni në 24 gradë celsius.

3

Ajroseni dhomën shpesh

Duhet të lejoni ajrin të futet në dhomë herë pas here, pasi që kondicioneri dhe freskueset e ajrit vetëm sa e thajnë ajrin.

4

Kujdes ku e drejtoni…

Ajri nga kondicioneri nuk duhet t’i drejtohet foshnjës! Këtë duhet ta keni gjithmonë në mendje!

5

Bëni dush shpesh

Dushi i freskët apo i mirë është kur e bëni çdo 1-2 orë për pak minuta.

6

Mos harroni të pini shumë…

Foshnja ka nevojë të pijë shumë. Fëmijët të cilët janë më të vogël se një vjeçar duhet të pinë ujë mineral me shije neutrale, përderisa ata më të mëdhenj mund të kenë edhe ujë me shije tjetër.

7

Ndër gjërat më kryesore që duhet mbajtur mend është se nëse prindërit e kanë nxehtë, atëherë foshnja e ka edhe më nxehtë. Kondicioneri nuk është i keq, prandaj, nëse i ndjek rregullat e thjeshta, ai është tejet i sigurt për foshnjën. /Telegrafi/