Safete Haklaj jo gjithherë mund ta kursejë energjinë elektrike.
Inxhinierja e elektro-energjetikës, e cila bashkë me familjen e saj 5-anëtarëshe jetojnë në Prishtinë, thotë se kursejnë aq sa munden.
“Nuk mund t’i shfrytëzojmë shumë tarifat e ulëta, pasi që uji ndalet në kohën kur rryma është më e lirë. Por, kur tarifat janë të ulëta, aktivizojmë makinat e larjes së enëve dhe rrobave”, tregon Haklaj.
Tarifa e ulët e energjisë elektrike në Kosovë, nga 1 tetori deri më 31 mars, aplikohet nga ora 22:00 deri në 07:00 të mëngjesit. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, aplikohet nga ora 23:00 deri në 08:00 të mëngjesit.
Tarifa e ulët e energjisë elektrike është afërsisht 4 centë për kilovat në orë më e lirë, krahasuar me tarifën e lartë. Mesatarja e një fature të energjisë elektrike gjatë stinës së dimrit është 30 euro në muaj.
Bekim Sadiku thotë se paguan rreth 25 euro në muaj. Sadiku, i cili është bujk, jeton me familjen e tij 6-anëtarëshe. Ai thotë se energjinë elektrike e kursejnë në disa mënyra.
“Nuk i lëmë dritat ndezur pa nevojë. Bojlerin e mbajmë të ndezur aq sa ka nevojë, pastaj e ndalim. Kështu kursejmë energji elektrike”, thotë Sadiku.
Konsumatorët e Kosovës paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë. Krahasuar me vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut, Serbia e Shqipëria, rryma në Kosovë është më e lirë për 3 deri në 4 centë.
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) dhe Kompania kosovare për Distribuim t Energjisë Elektrike (KEDS) kanë paralajmëruar më 19 nëntor se për shkak të rënies së temperaturave, pritet rritja e konsumit të energjisë, dhe si rrjedhojë edhe importi shtesë i saj.
“Kështu, llogaritet të ketë kosto astronomike dhe të papërballueshme jo vetëm për KEDS dhe KESCO, por për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në një njoftim.
KEDS dhe ZRRE apelojnë për kursim të energjisë elektrike
Në kohën kur Evropa po përballet me krizë energjetike, për shkak të rritjes së çmimit të gazit dhe faktorëve të tjerë, Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRRE) dhe (KEDS) kanë kërkuar nga qytetarët që ta kursejnë rrymën, në mënyrë që të mos vijë deri te mungesat.
“Aktivizimi i makinave për larjen e rrobave, si dhe i atyre për larjen e enëve gjatë natës, me tarifa të ulëta, është vetëm një nga metodat që do të kursente energjinë elektrike”, thuhet në një udhëzim të ZRRE-së.
“Për të mos ardhur gjendja deri në këtë pikë, ne duhet të jemi kursimtarë në raport me përdorimin e energjisë elektrike në shtëpitë tona”, thotë Tërnava.
Për të kursyer ngrohjen me rrymë, Tërnava këshillon që të vendoset një ndërprerës kohor në kaldajën qendrore, në mënyrë që kaldaja të fiket tërësisht, atëherë kur nuk ka nevojë.
Ai, po ashtu, rekomandon që rregulluesi i temperaturës në kaldajën qendrore të zëvendësohet me një rregullues që mund të kontrollojë temperaturën në intervale të ndryshme kohore.
Tërnava rekomandon që bojleri të ndizet gjatë natës kur është tarifa e ulët, ndërsa gjatë ditës vetëm sipas nevojës.
“Nëse aplikohen këto këshilla, do të mund të keni ngrohje komode dhe njëkohësisht të kursejmë deri në 30 për qind të energjisë elektrike”, thotë Tërnava.
Burimet e ripërtërishme, mundësi e kursimit të energjisë elektrike
Ekspertë të tregut të energjisë elektrike thonë se investimi në burime të ripërtërishme të rrymës do të sillte kursim më afatgjatë.
Trim Tërnava thotë se, për të kursyer, nuk mjafton që të përcillen vetëm tarifat e ulëta.
“Kosova është një nga vendet me konsumim të madh të energjisë elektrike për kokë banori dhe kjo vjen si pasojë e ngrohjes që realizohet prej energjisë [elektrike]. Kjo duhet të ndryshohet, pasi që nuk është praktikë as evropiane, e as mjedisore që të ngrohemi me energji elektrike”, thotë Tërnava.
Kosova prodhon deri në 85 për qind të energjisë elektrike përmes termocentraleve me thëngjill dhe sasi shumë të vogla nga burimet e ripërtërishme, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet fotovoltaike.
Si pasojë e krizës energjetike, konsumatorët në të gjithë Evropën janë duke u përballur me fatura shumë të larta të rrymës.
Në Kosovë, sipas zyrtarëve në KEDS dhe ZRRE, nuk pritet të ketë shtrenjtim të faturave – së paku jo deri në pranverën e vitit 2022.
Megjithatë, efektet e para të krizës energjetike ka nisur t’i ndiejë kompania metalurgjike “Ferronikeli” në Drenas, e cila, që nga 8 tetori ka ndërprerë prodhimin, për shkak të shtrenjtimit të rrymës në Evropë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova