LAJMI I FUNDIT:

Si rrallëherë, Putini kërkoi falje, kur një pensioniste u ankua “për vezët” – por fajin ia la dikujt tjetër

Si rrallëherë, Putini kërkoi falje, kur një pensioniste u ankua “për vezët” – por fajin ia la dikujt tjetër

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një veprim që thuhet se e bën shumë rrallë – duke kërkuar falje kur një pensioniste iu ankua atij për çmimin e vezëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë seancës së pyetjeve dhe përgjigjeve të fundvitit të Putinit me median dhe me anëtarët e publikut që thërrisnin nga e gjithë Rusia, pensionistja Irina Akopova u shfaq e ulur në tryezën e saj të kuzhinës dhe duke iu drejtuar presidentit rus, përmes një video-lidhjeje.

Ajo u ankua se çmimet për vezët dhe mishit të pulës “ishin rritur në qiell”.


@c4news

Vladimir Putin has issued a rare apology about high prices for eggs and chicken, after a pensioner complained to him at the Russian leader’s annual news conference. #russia #putin #vladimirputin #foodprices #c4news

♬ original sound – Channel 4 News

“Vladimir Vladimirovich, ki mëshirë për pensionistët! Ne nuk marrim miliona në pensionet tona…”.

Pyetja pasqyronte shqetësimin e vërtetë mes rusëve për koston e jetesës dhe erdhi pasi Putini kishte pranuar tashmë se inflacioni mund të arrijnë deri në 8% këtë vit.

“Kërkoj falje për këtë, por ky është një dështim i punës së qeverisë… Unë premtoj se situata do të korrigjohet në të ardhmen e afërt”, ka qenë arsyetimi i Putinit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Botë
Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Kalo në kategori