Ylli televiziv Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott janë parë së bashku në publik për herë të parë në pesë muaj.
Dyshja kanë qëndruar larg vëmendjes pas tragjedisë së tij të koncertit të Astroworld në Houston ku mbete të vrarë 10 persona në nëntor 2021.
Çifti i fuqishëm – të cilët nuk jetojnë së bashku – morën ditën e pushimit të dielën për t’u argëtuar me fëmijën e tyre të madh Stormi Webster në Disneyland në Anaheim të Kalifornisë. Megjithatë fëmija i tyre i dytë, djali i lindur më 2 shkurt 2022, nuk u pa bashkë me ta.
Të dy Jenner, 24-vjeçe, dhe Scott, 30-vjeç, ishin të mbërthyer me ngjyra të errëta, por vajza e tyre, katër vjeçare, ishte e veshur me ngjyra më të ndezura pasi dukej se ishte e emocionuar për udhëtimet, lodrat dhe ushqimet argëtuese që ofronte parku i famshëm botëror.
Kylie kishte veshur një xhaketë të zezë me kapuç, e cila ishte mbyllur për shkak të motit të pazakontë të ftohtë në Kaliforninë Jugore këtë muaj.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” i shtoi dukjes xhinse të gjera me xhepa anash që nxirrnin në pah trupin e saj pas foshnjës, ajo tutje përshtati dukjen me atlete të rehatshme në të bardhë, blu dhe gri.
Themeluesja e “Kylie Cosmetics” mbante një çantë të zezë rreth trupit të saj, ndërsa flokët e zeza i la të lira mbi supe.
Ndërkohë, Travis kishte një kapele të zezë dhe një palë vathë diamanti teksa shihej me miqtë.
Dhe Stormi i vogël kishte veshur një bluzë “Space Jam” me pantallona të zeza lëkure dhe atlete të bardha, ndërsa mbante gjithashtu veshë ‘Minnie Mouse’ në ngjyrë vjollce të lehtë me një bri njëbrirësh në qendër.
Mami Kylie u pa me disa miq dhe truproje, si dhe një punonjës të Disney-t me karrocë për të drejtuar grupin.
Jenner dukej të ishte në gjendje të mirë shpirtërore pasi mbante një unazë të vogël si vathë rrathë dhe një brez në gishtin e martesës, si dhe unaza të tjera.
Nuk dihet nëse ajo mund të jetë e martuar fshehurazi apo e fejuar privatisht me reperin Travis, shkruan DailyMail.
Kylie dhe Travis dy muaj më parë u bën prindër për herë të dytë, emri i të cilit ishte fillimisht Wolf, por ata kanë vendosur ta ndryshojnë atë, ndërkohë çifti nuk e kanë publikuar ende emrin e ri.
Kjo pamje vjen gjithashtu ashtu siç u pretendua të hënën nga TMZ se Kanye West është tërhequr nga festivali muzikor “Coachella”, disa javë pasi u ndalua të performonte në “Grammy” për sjelljen e tij shqetësuese në internet dhe sulmet ndaj ish-gruas Kim Kardashian dhe të dashurit të saj Pete Davidson.
Reperi thuhet se ka marrë vetë vendimin që të largohet nga eventi i fundjavës, që nis të premten e ardhshme në Empire Polo Club në Indio të Kalifornisë.
Thuhej se Travis do të shfaqej me Kanye – i cili ka ndryshuar emrin në Ye – dhe gjithashtu nuk do të shfaqet më në festival, raportoi TMZ.
Kjo është një pamje e rrallë nga Travis dhe Kylie, të cilët kanë qëndruar larg syrit të publikut që kur pati 10-të të vdekur në koncertin e Travis në Astroworld në Huston.
Scott u pa për herë të fundit në publik këtë fundjavë në një festë para “Grammy” në Los Angeles.
Reperi dha një performancë të shkurtër në festën e ‘Oscars’ të Darren Dzienciol dhe Richie Akiva në shtëpinë e tyre në Bel-Air, raportoi TMZ.
Krijuesi i hitit “Sicko Mode” u hoq si performues kryesor në “Coachella” pas tragjedisë.
Për më tepër, familjet e disa viktimave kanë ndjekur veprime ligjore kundër Travis, si dhe Live Nation, kompania që organizoi ngjarjen.
Menjëherë pas incidentit, 282 viktima të koncertit ngritën një padi prej 2 miliardë dollarësh kundër Travis, dhe Drake që gjithashtu u ngjit në skenë, Live Nation, Apple Music dhe NRG Stadium – ku u mbajt ngjarja.
Ndërsa 125 viktima të tjera – duke përfshirë familjen e 21-vjeçarit Axel Acosta Avila, i cili vdiq në koncert – ngritën një padi prej 750 milionë dollarësh për humbje të shëndetit mendor dhe fizik dhe humbje të jetës njerëzore.
Pati gjithashtu një padi nga dy roje sigurie të koncertit – Jackson Bush dhe xhaxhai i tij Samuel Bush – të cilët po kërkojnë 1 milion dollarë pasi pretenduan se organizatorët e ngjarjes vendosën ‘lakminë’ para sigurisë.
Dhe familja e viktimës së dytë më të re të tragjedisë, 14-vjeçarit John Hilgert, ngriti padinë e tyre kundër Travis, Live Nation dhe disa të tjerë të përfshirë në koncert për 1 milion dollarë, duke përmendur ‘neglizhencë të madhe’ dhe ‘mospërfillje të pamatur’ për sigurinë e njerëzve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bebe Rexha bashkon forcat me “Dove” për të ndihmuar gratë të shprehin vetveten pa filtra

Arta Bajrami me kritika për shtetin: Nuk na përkrahë, nuk jep asnjë ndihmë për neve që krejt jetën ia kemi dedikuar muzikës

Publikohet traileri për filmin e ri artistik “Lilo & Stitch”: Nxiti reagime pozitive nga shikuesit

Konflikt mes Gjestit dhe Olës në BBVA - ajo qëndron e lidhur me kabllo ndërsa ai e tërheq deri në dhimbje

Arta Bajrami me kritika për shtetin: Nuk na përkrahë, nuk jep asnjë ndihmë për neve që krejt jetën ia kemi dedikuar muzikës

U tha se është në pritje të fëmijës së parë me Mozzikun, reagon Lotina Haziri

Moment tejet prekës gjatë sfidës së mosreagimeve: Gerta shikon djemtë e saj duke luajtur në oborr

Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës