Nga: Gideon Rachman / The Financial Times
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Për goxha do kohë, luftërat kulturore i kam analizuar nga një distancë më e sigurt. Çështjet që përfshihen në këtë temë ndonjëherë janë interesante. Por, natyra e mbrapshtë dhe e papritur e argumenteve më pengonte të hyja në debat.
Prandaj, në vend të kësaj, qëndroja në korsinë time gjeopolitike, duke shmangur subjektet shpërthyese – si banjat e transgjinorëve – në favor të temave relativisht më pak kontroverse, si Brexit-i ose lufta bërthamore!
Tashti me ngurrim konkludoj se hapësira ime e sigurt e gjeopolitikës po shkrihet me luftërat kulturore. Analizoni fjalimet e Vladimir Putinit. Arsyetimet që lideri rus i jep për pushtimin e Ukrainës nuk bazohen vetëm te siguria apo te historia. Gjithnjë e më shumë, luftën në Ukrainë Putini e paraqet si pjesë të luftërave kulturore.
Në fjalimin e tij më 30 shtator, duke festuar aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, Putini e akuzoi Perëndimin se po “lëvizë drejt satanizmit” dhe se po “ua mëson fëmijëve devijimin seksual”. Pohoi se “ne po luftojmë për t’i mbrojtur fëmijët dhe nipërit tanë nga ky eksperiment që ndryshon shpirtrat e tyre”.
Këto argumente nuk i drejtohen vetëm – ose ndoshta kryesisht – popullit rus. Putini flirton gjithashtu me një hapësirë të rëndësishme në Perëndim – me konservatorët kulturorë të cilët janë aq të neveritur nga dekadenca e supozuar e shoqërive të veta, saqë shkojnë kah Rusia e Putinit.
Në prag të luftës në Ukrainë, Steve Bannon – ish-kryestrategu i Donald Trumpit – në podkastin e tij tha: “Putini nuk është zgjuar. Ai është kundër zgjimit” [zgjimi në këtë shkrim nënkupton vigjilencën ndaj padrejtësive dhe diskriminimeve të brendshme shoqërore – shën. i përkth.]. Për këtë gjë, Erik Prince, i intervistuari i tij u përgjigj: “Populli rus ende e di se cilën banjë duhet ta përdorë”.
Në të njëjtën kohë, Tucker Carlson, ndoshta prezantuesi më me ndikim televiziv pro-Trumpit në Amerikë, i tha audiencës së tij që ta pyesë veten: “A më ka quajtur Putini ndonjëherë racist? … Mos po përpiqet ta shuajë krishterimin”?
“Lufta kundër zgjimit” është krejtësisht qendrore në politikën e Partisë Republikane. Për këto çështje, shumë republikanë ndihen më të afërt me Putinin sesa me demokratët. Siç më tha kohët e fundit Jacob Heilbrunn – analist i kthjelltë i Amerikës konservatore – e djathta ekstreme e GOP-it [Grand Old Party / Partia e Vjetër Madhështore – shën. i përkth.] e sheh Putinin si “mbrojtës të vlerave tradicionale të krishtera dhe si kundërshtar të LGBTQ-së, si kundërshtar të transgjinorëve dhe si kundërshtar të dobësimit të virtyteve mashkullore që ishin meritore për ngritjen e Perëndimit”.
Në vitin 2021, Ted Cruz postoi sërish një video që krahasonte reklamën ruse të rekrutimit, përplot me tipat me koka të rruara dhe të mbushur me muskuj, me një reklamë amerikane që shfaq një grua ushtare të rritur nga një çift lezbikesh. Senatori republikan mendoi: “Ndoshta ushtria e zgjuar dhe e dobësuar nuk është ideja më e mirë”.
Performanca katastrofike e ushtrisë ruse në Ukrainë të shtyn të kundërpërgjigjesh ndaj Cruz-it: ndoshta brutalizimi i ushtrisë suaj dhe trajtimi i tyre si mish për top nuk është ideja më e mirë. Por, teksa nuk është më aq shumë në modë që të lavdërohet Rusia e Putinit, e djathta e ShBA-së është e lidhur me autoritarët tjerë të huaj – si aleatë në luftërat kulturore.
Majin e kaluar, Viktor Orbani i Hungarisë e udhëhoqi Konferencën e Veprimit Politik Konservator të ShBA-së dhe u kërkoi atyre që ta vazhdojnë luftën e përbashkët kundër “liberalëve progresivë, neo-marksistëve të dehur nga ëndrra e zgjimit, atyre që paguhen nga George Sorosi … Ata duan ta shfuqizojnë mënyrën perëndimore të jetesës”. Orbani gjerësisht shihet si lideri më simpatizues i Putinit në BE.
Nuk është rastësi ndërthurja mes nacionalizmit dhe kryqëzatës kundër zgjimit. Ato janë të lidhura nga nostalgjia për të kaluarën mitike të madhështisë kombëtare dhe homogjenitetit kulturor, kur “burrat ishin burra” dhe gratë dhe minoritetet e dinin vendin e vet. Nuk është për t’u habitur sesi nacionalistët e parë të Amerikës së Trumpit duhej ta ndjenin afërsinë me kolegët nacionalistë në Hungari ose në Rusi.
Por, teksa ndërthuren linjat e betejës së luftës në Ukrainë dhe të luftës kundër zgjimit, ato aspak nuk janë identike. Qeveria polake ka pikëpamje të ngjashme me Orbanin për çështjet e LGBT-së, por është në një linjë shumë më ndryshe për Ukrainën dhe për Rusinë.
Janë goditur deri në ekstrem disa nga përpjekjet e Putinit për të ndikuar tek aleatët e supozuar në Perëndim. Një herë ai u përpoq ta lidhte fatin e Rusisë me atë të JK Rowlingut, duke argumentuar se kombi i tij – ashtu si shkrimtarja britanike – po “anulohej”. Rowling u përgjigj në mënyrë therëse se “kritikat për kulturën e anuluar perëndimore nuk bëhen si duhet nga ata që masakrojnë civilët”.
Izraeli është shembull interesant i një vendi që ka tejkaluar ndarjen, duke anuar në të majtën në çështjet e luftës kulturore dhe në të djathtën te nacionalizmi. Izraelitët nganjëherë janë akuzuar për “mashtrim” [pinkwashing / kur deklaratat zyrtare janë pro LGBTQ+, mirëpo veprimet janë ndryshe në praktikë – shën. i përkth.], duke e përdorur liberalizmin e tyre në çështjet e LGBT-së për t’i mbuluar politikat e ashpra ndaj palestinezëve. Kjo qasje mund të përmblidhet si “injorojeni Gazën, shikojeni Paradën tonë të Krenarisë”.
Por, qeveria aktuale e koalicionit, e kryesuar nga Benjamin Netanyahu, po e rrezikon këtë balancë të kujdesshme. Përfshin ministrat nga partitë e së djathtës fetare, të cilët kanë bërë me dije se mjekët duhet të lejohen që ta refuzojnë trajtimin e pacientëve homoseksualë. Netanyahu në të kaluarën ka kultivuar marrëdhënie të ngushta me Orbanin, Putinin dhe Jair Bolsonaronit, ish-presidentin anti-homoseksual të Brazilit. Por, ai gjithashtu e di se duhet të ketë marrëdhënie pune me një Shtëpi të Bardhë në të cilën janë goxha të dukshëm liberalët e ndrojtur të zgjuar.
Luftërat kulturore janë bërë pjesë e betejave të sotme gjeopolitike. Por, aleancat e ndërthurura në këto konflikte po krijojnë lidhje të çuditshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
Kishte parë ëndërr sa ishte brenda Big Brother, Gresa ia plotëson dëshirën Vullnetin - darkojnë bashkë
Cristiano Ronaldo: Djali im më thotë se një lojtar është më i mirë se unë
"Këngëtare playback", Klajdi me akuza të forta profesionale për Rozanën, ndërhynë Gjesti: Këndon live ti, pse po rren?
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Pak orë para ndeshjes së Man Cityt, shpërthen zjarri te "Etihad Stadium"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij