Si nisi 'Profa’ me futbollin dhe nuk ju nda më asnjëherë – Bylbyl Sokoli flet per hapat e parë

Bylbyl Sokoli ishte i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit, ndërsa mbështetet nga Golden Eagle dhe Air Munich.
Trajneri i njohur kosovar mes tjerash ka folur edhe për hapat e tij në futboll.
Ai tregoi se si nisi karriera e tij në futboll dhe vazhdoi tutje duke treguar për vështirësitë dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar.
“Pse si çdo fëmijë që në kohën time kishte ndoshta të vetmen lodër që ishte, ishte topi dhe ne jetonim në periferi të qytetit aty ishte fusha e futbollit, ishim pesë gjashtë vëllëzër dhe lojën kryesisht e bënim bashkë”.
“Pastaj aty ishte një klub i futbollit. U anëtarësuam të gjithë vëllëzërit kemi luajtur për ekipin e Rahovecit, unë kam lindur në Rahovec”.
“Pas një kohe në moshë të re kam kaluar në Obiliq, domethënë atëherë është quajtur me një shkurtesë KXMG”, rrëfen tutje Sokoli.
Episodi i plotë me Bylbyl Sokolin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/




















































