Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur mund të rrisë rrezikun e alergjive, obezitetit dhe diabetit, por edhe të ndikojë në zhvillimin e trurit të të porsalindurve, tregon një studim
Studiuesit në Universitetin Boulder të Kolorados pohojnë se ekziston një lidhje midis ndotësve të thithur, siç janë ato të shkaktuara nga trafiku, zjarret në pyje dhe industria, dhe ndryshimet në shëndetin mikrobiologjik të foshnjave gjatë gjashtë muajve të parë të jetës.
“Studimi ynë i shtohet literaturës në rritje që tregon se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit, edhe në këtë moshë, mund të ndryshojë mikrobiomën e zorrëve, me implikime të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin,” tha autorja e studimit, profesoresha Tanja Alderete.
Rezultatet e studimit, të kryera në mostrat e jashtëqitjes nga 103 foshnja të shëndetshme, kryesisht të ushqyera me gji, u botuan në revistën “Gut Microbes”, dhe ato thonë se foshnjat mbajnë baktere të vogla rezidente në lindje.
Gjatë dy deri në tri vjetët e parë të jetës, ekspozimi ndaj ushqimit të nënës, ushqimeve të ngurta, antibiotikëve dhe ndikimeve të tjera mjedisore formojnë mikroorganizmat që do të vazhdojnë.
Këto mikrobe dhe nënproduktet e tyre krijohen kur shpërbëjnë ushqimin ose kimikatet në zorrë dhe ndikojnë në një sërë sistemesh të trupit që formojnë oreksin, ndjeshmërinë ndaj insulinës, imunitetin, disponimin dhe funksionin e trurit.
Edhe pse shumë prej tyre janë të dobishme, disa përbërje të mikrobiomeve lidhen me sëmundjen e Crohn-it, astmën, diabetin e tipit 2 dhe sëmundje të tjera kronike.
“Në përgjithësi, ne pamë se ekspozimi ndaj ndotjes lidhet me një profil inflamator të mikrobeve të zorrëve, të cilat mund të kontribuojnë në një sërë rezultatesh të pafavorshme shëndetësore në të ardhmen,” përfundoi Alderete. /KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë