LAJMI I FUNDIT:

Si mund t’i fusni sa më shumë enë në enëlarëse, por që secila të jetë e larë perfekt

Si mund t’i fusni sa më shumë enë në enëlarëse, por që secila të jetë e larë perfekt

Pjatat, garnitura e ngrënies, çinitë, tenxheret, tiganët, gotat, filxhanët… Nuk arrijmë gjithmonë të gjitha t’i fusim në makinën e larjes së enëve. Mirëpo, me këtë organizim, nuk do të keni më problem

Diane Regalbuto, pronare e firmës “Betty Likes To Clean”, për portalin Well + Good ka dhënë këshilla si të mbushni në mënyrën më të mirë enëlarësen, por nga ajo në fund çdo gjë të jetë perfekt e pastër, transmeton Telegrafi.

Pjatat


Mos i fusni në enëlarëse enët tuaja të gjitha të kthyera në të njëjtin drejtim. Në vend të kësaj, Regalbuto thotë që të gjitha pjatat do të duhej të vendosen në mesin e enëlarëses në pjesën e poshtme. Në atë vend gjendet spërkatësja e fuqishme e cila do ta eliminojë perfekt gjithë papastërtinë nga pjatat, thekson Diane.

Fusni disa pjata nga ana e majtë, ndërsa të tjerat nga ana e djathtë dhe le të jenë të kthyera njëri ndaj tjetrit.

Garnitura e ngrënies

Për t’u siguruar që të gjitha enët të pastrohen mirë, Regalbuto thotë që të gjitha dorezat duhet të jenë në majë.

Çinitë

Diane thotë që të gjitha çinitë duhet të jenë në pjesën e poshtme të enëlarëses, për shkak se si edhe pjatat – aty spërkatja është më e fuqishme.

Tenxheret dhe tiganët

Tenxheret dhe tiganët tuaj gjithashtu do të duhej të jenë të vendosura në pjesën e poshtme të enëlarëses, në mënyrë që të pastrohen sa më mirë.

Meqenëse ato janë gjërat më të mëdha të cilat janë vendosur në të, vendosni nga fundi në mënyrë që spërkatësja të mos bllokohet. Gjithashtu, kurdo që të jetë e mundur, vendosni anash dhe drejtoni nga poshtë.

Gotat dhe filxhanët

Të gjitha gotat tuaja, filxhanët dhe krikllat mund të lahen bashkë në pjesën e sipërme të enëlarëses. Është më e lehtë t’i nxjerrësh në atë mënyrë thotë Regalbuto.

Kujdesuni që gjithmonë të jenë të kthyera me fytyrë nga poshtë në mënyrë që ana e brendshme të jetë njësoj e pastër si edhe ana e jashtme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

Bëje vet
Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Intimitet dhe Pasion
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Ata kanë një sy për detaje, shenjat e zodiakut që vërejnë gjëra të vogla që të tjerët i shpërfillin

Ata kanë një sy për detaje, shenjat e zodiakut që vërejnë gjëra të vogla që të tjerët i shpërfillin

Astrologji
Dhjetë minuta ushtrime për gjoks të përsosur: Tendoseni në atë mënyrë që të gjithë t’ju shikojnë me habi!

Dhjetë minuta ushtrime për gjoks të përsosur: Tendoseni në atë mënyrë që të gjithë t’ju shikojnë me habi!

Fitnes në shtëpi
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Shigjetarit do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Shigjetarit do të pendohej nëse do të ndahej

Kalo në kategori