LAJMI I FUNDIT:

Si mund të luajë Bayerni nën urdhrat e Tuchel nga sezoni i ri: Tri transferime nga Chelsea dhe një nga PSG

Si mund të luajë Bayerni nën urdhrat e Tuchel nga sezoni i ri: Tri transferime nga Chelsea dhe një nga PSG

Thomas Tuchel është emëruar trajneri i ri i Bayern Munich pas shkarkimit të Julian Nagelsmann.

Ish-trajneri i Chelseat do të trashëgojë një nga skuadrat më të forta të Evropës, por ai do të pritet të vendosë përfundimisht filozofinë e tij të lojës në këtë verë.

Me këtë në mendje, SunSport ka hedhur një vështrim se si Tuchel mund të rreshtojë skuadrën e tij në Bayern Munich.


Zyrtare: Naglesmann shkarkohet, Tuchel trajner i ri i Bayern Munich
Lexo po ashtu Zyrtare: Naglesmann shkarkohet, Tuchel trajner i ri i Bayern Munich

Gjermani kishte favorit të veçantë te Chelsea, anda edhe mund të tentojë t’i marrë disa prej tyre.

Mason Mount është një yll i tillë dhe rrjedhimisht mund të nënshkruhet nga Tuchel për mesfushën e tij të Bayernit.

Me Thomas Mullerin tani 33 vjeç – jo se ai po tregon shenja të ngadalësimit – mund të nevojitet një zëvendësim afatgjatë në mesfushën sulmuese.

Salihamidzic dhe Kahn shpjeguan se pse e pushuan Nagelsmann nga posti i trajnerit te Bayern Munich
Lexo po ashtu Salihamidzic dhe Kahn shpjeguan se pse e pushuan Nagelsmann nga posti i trajnerit te Bayern Munich

Harry Kane është gjithashtu një objektiv afatgjatë i Bayernit dhe gjithashtu mund të nënshkruhet së bashku me anglezin.

Joao Cancelo gjithashtu mund të qëndrojë në një marrëveshje të përhershme për të përfunduar një hat-trick të nënshkrimeve nga Liga Premier.

Një vështrim tjetër i një skuadre të Bayernit nën drejtimin e Tuchel mund të shohë një sulm të madh nënshkrimesh te ish-klubi, Chelsea.

Tuchel mund të zgjedhë të sulmojë ish-klubin Chelsea

Anësori Christian Pulisic është lidhur shumë me një largim nga Stamford Bridge dhe më parë ka luajtur në Bundesligë.

Pierre-Emerick Aubameyang është vendosur të largohet nga klubi pasi është jashtë planeve të Chelseat dhe Tuchel mund të tentojë ta marrë atë si transferim të lirë.

Gjermani po ashtu mund të synojë edhe Neymarin, që pritet të largohet nga PSG në verën e këtij vitit. /Telegrafi/

Neymar mund të sillet si pjesë e planit të Tuchel

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori