Është koha për të kursyer, dhe disa nga kursimet më të mëdha do t’i shohim te karburanti.

Një nga mënyrat është të mos vozisim fare, por kjo është një opsion i papranueshëm për shumë njerëz për shkak të punës, komoditetit… Një tjetër mënyrë është optimizimi i drejtimit dhe i konsumit të karburantit.


Ka shumë opsione për të kursyer gjatë vozitjes (gomat të fryra si duhet, ulja e përdorimit të klimës, vozitja me shpejtësi më të lartë në mënyrë të qëndrueshme, vozitje racionale dhe mbrojtëse…), dhe njëra prej tyre është përdorimi i tempomatit.

Megjithatë, me tempomatin duhet të jeni të kujdesshëm, sepse (për qëllime kursimi karburanti) ai përdoret më mirë në sipërfaqe të sheshta me ritëm të pritshëm të vozitjes që nuk përfshin bllokime ose përshpejtime të papritura.

Pra, në autostrada ku trafiku nuk është i madh. Vozitja me shpejtësi konstante është karakteristika kryesore e tempomatit dhe aty ai do t’ju ndihmojë më së shumti për racionalizimin e konsumit.

Pa të, do të ishte e vështirë të mbani një shpejtësi konstante, për shembull 120 km/h. Ky sistem gjithmonë është më i saktë se ndjenja juaj dhe luhatjet në pedalin e gazit. /Telegrafi/