Imagjinojeni të hyni në një librari për të blerë një libër për gjenocidin në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës dhe titulli i parë që shihni është: “Srebrenica është gënjeshtër”. Dhe, ai nuk është i vetmi. Gjashtë ose shtatë titujt tjerë në raft janë të ngjashëm. Çfarë do të mendonit?
Kaloni nga një dyqan i ndërtuar me tulla e lloç tek interneti… dhe është pothuajse e njëjta gjë. Kjo është shqetësuese, pasi njerëzit sot, kur kërkojnë informacione, rrallë marrin një libër, por hapin Google, ose YouTube, ose burime të tjera në mediat sociale.
Në Bosnje, të rinjtë e moshës 18 deri në 30 vjeç mbështeten në informacionet e mbledhura në rrjetet e mediave online dhe sociale, tregon një sondazh i vitit të kaluar, i realizuar nga Mediacentar Sarajevo. Kjo e fundit është një organizatë joqeveritare, që mbështet dhe ndihmon zhvillimin e mediave të pavarura në Bosnje.
Merreni shembull Google. Shkruani “Srebrenica është…” në motorin më të njohur të kërkimeve në botë dhe rezultatet, në disa gjuhë, do të jenë tronditëse. Ato do të përfshijnë përgjigje si: “Srebrenica është gënjeshtër”.
Kur Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka kontaktuar Google, duke ia vënë në dukje këtë, kompania ka ndërmarrë veprime për ta hequr përmbajtjen që e mohon gjenocidin në Srebrenicë.
Megjithatë, kjo duket se zbatohet vetëm për rezultatet e kërkimit në gjuhën angleze në Google. Kërkimet për gjenocidin e Srebrenicës në gjuhë të tjera vazhdojnë të nxjerrin dezinformata.
Më 11 korrik të vitit 1995, më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë të Bosnjës janë mbledhur dhe janë vrarë nga forcat serbe pranë qytetit lindor të Srebrenicës. Ka qenë kjo vrasja më e rëndë masive në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Masakra në Srebrenicë është cilësuar si gjenocid edhe nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës gjatë kohës së luftës, Ratko Mlladiq, dhe ish-udhëheqësi politik i serbëve në Bosnje, Radovan Karaxhiq, janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, për shkak të roleve të tyre në gjenocidin e Srebrenicës.
Zyrtarët serbë mohojnë se forcat serbe kanë kryer gjenocid. Për Qeverinë në Serbi, ky është një “krim i tmerrshëm”, ka thënë presidenti Aleksandar Vuçiq në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, qershorin e vitit të kaluar.
Në qendër të Beogradit, një mural i Mlladiqit është vizatuar në fasadën e një ndërtese, çfarë nxjerr në pah faktin se për shumë serbë ai mbetet hero.
Për ata që jetojnë sot në Srebrenicë, qytetin që ndodhet në Republikën Sërpska – rajon i banuar më shumicë serbe i Bosnjës – dominimi i mohimit të gjenocidit në internet nuk është befasues.
“Kur e pashë të shkruar ‘Srebrenica është gënjeshtër’, nuk u çudita, sepse, për fat të keq, edhe sot shumë njerëz e mohojnë gjenocidin, duke thënë se e gjitha ishte gënjeshtër, se nuk ka ndodhur”, thotë Azemina Suliq, një nxënëse e shkollës së mesme në Srebrenicë, për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Në vitin 2021, Valentin Inzko, kreu i atëhershëm i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje, e ka shpallur të jashtëligjshëm mohimin e gjenocidit. Ligji është kritikuar ashpër nga udhëheqësit serbë të Bosnjës.
Google – në pronësi të kompanisë mëmë Alphabet – ka thënë se përpunon 63,000 pyetje çdo sekondë, ose 5.6 miliardë “google-ime” çdo ditë, përfshirë ato të nxënëses Suliq.
Edhe pse mendon se shumica e informacioneve të mbledhura nga ky motor i kërkimeve, nuk janë 100 për qind të sakta, Suliq thotë se Google është një burim i shpeshtë informacioni për të. “Kryesisht për shkollën, kur jam duke bërë ndonjë punim për një temë të caktuar”, thotë ajo.
Tijana Stefanoviq, nga qyteti Gornji Millanovac në Serbinë qendrore, gjithashtu mbështetet te Google për gjetjen e informacioneve. “Unë e kontrolloj internetin fillimisht”, thotë Stefanoviq për Radion Evropa e Lirë dhe shton se ajo përdor edhe burime të tjera online.
Pasi të shkruash “Srebrenica është…” jo vetëm në Google, por edhe në YouTube, dalin rezultate të ngjashme; “Srebrenica është gënjeshtër” është ndër rezultatet e para që shfaqen. “Nuk u befasova, por as nuk e prisja që të ishte rezultati i parë i kërkimit. Është ndoshta tema më e kërkuar në vendin tonë, kështu që është në krye”, thotë Stefanoviq.
Si funksionon motori i kërkimit i Google?
Kur një kërkesë shtypet në Google, motori i kërkimit llogarit shumë faktorë, përfshirë “gjuhën e pyetjes”, “vendndodhjen nga vjen pyetja” dhe “kërkimet tuaja të kaluara”.
Të gjithë këta faktorë ndikojnë në atë që shfaqet në fund në ekranin e kompjuterit, thotë Fillip Millosheviq nga Fondacioni Share, një OJQ që mbron dhe promovon të drejtat dhe liritë në internet.
“Për të vendosur se çfarë të shfaqin, sistemet i analizojnë pyetjet e shpeshta dhe të njohura, por gjithashtu marrin parasysh faktorë të tjerë, si: gjuha dhe vendndodhja e përdoruesit që bën kërkimin”, thotë Millosheviq për Radion Evropa e Lirë.
“Sisteme të tilla që punojnë në bazë të algoritmeve, nuk mund të jenë të përsosura dhe neutrale, për shkak të vetë natyrës së të dhënave që përpunojnë, të cilat krijohen nga njerëzit, të cilët nuk janë neutralë”, shton ai.
Për rrjedhojë, thotë Millosheviq, shpesh ndodh që motorët e kërkimit “të kthejnë rezultate që janë të njëanshme, diskriminuese, fyese, ose madje fakte që nuk janë të verifikuara ose të njohura”.
Google ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “kur komuniteti na tërheq vërejtjen për rezultate që, për çfarëdo arsyesh, duken të papërshtatshme për të, ne i vlerësojmë dhe marrim masa”.
“Çdo përdorues mund të raportojë një rezultat të papërshtatshëm direkt në kutinë e plotësimit automatik”, ka thënë Google.
“Në rastin e frazës ‘Srebrenica është gënjeshtër’, ne kemi ndërmarrë veprime dhe e kemi hequr këtë rezultat automatik”, ka thënë kompania. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe