LAJMI I FUNDIT:

Si e zgjedh Jurgen Klopp treshen e parë të sulmit te Liverpooli – kë e preferon më shumë këtë sezon

Si e zgjedh Jurgen Klopp treshen e parë të sulmit te Liverpooli – kë e preferon më shumë këtë sezon
Liverpool (Foto: Marca)

Kur Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino filluan të luanin së bashku për herë të parë në vitin 2017, Liverpooli mund të mos e kishte kuptuar, por ata kishin krijuar një treshe sulmuese që i solli disa trofe kyç klub.

Një titull në Ligën e Kampionëve (2019) dhe një në Ligën Premier (2020), bën që Jurgen Klopp të mbështesë treshen e tij, ndërsa së fundmi ai e ka përmirësuar me nënshkrimin e Diogo Jotas dhe Luis Diaz.

“Së pari dhe më kryesorja, asgjë nuk ndodhi përveçse ne sollëm një lojtar vërtet të mirë. Është vërtet bukur të kesh këto lloj opsionesh. Ne vazhdimisht përgatitemi për sot dhe për nesër”.


“Kjo duhet të jetë puna jonë. Lojtarët gjithmonë duhet të paraqiten në nivelin më të lartë”.

“Por ne nuk mund të shpresojmë se do ta kalojmë këtë me tre ose katër lojtarë. Ne kemi nevojë për opsione dhe kemi nevojë për ndihmë”.

“I gjithë zhvillimi përfshin edhe gjakun e freskët dhe kjo është ajo që bëmë me Diogon kur ai erdhi këtu dhe tani kur nënshkruam me Luisin, është saktësisht e njëjta gjë”, ka thënë trajneri gjerman.

Klopp foli gjithashtu se sa e rëndësishme është të planifikosh për të gjitha garat, madje edhe në lidhje me Mane, Salah dhe Firmino.

“Lojtarët mund të kenë plane për të ardhmen e tyre, por një klub duhet të jetë gati për pothuajse të gjithë skenarët dhe kjo është ajo që ne bëjmë mes lojës gjatë gjithë kohës”.

“Ky klub është shumë i madh për t’u mbështetur tek personat të vetëm, pavarësisht nëse jam unë apo një lojtar, klubi duhet të jetë gati për të gjithë skenarët e mundshëm. Ne ndihemi se jemi mirë në këtë moment”, ka thënë Klopp.

Cili është treshja e preferuar e Kloppit këtë sezon?

Deri më tani këtë sezon, Liverpooli ka luajtur 37 ndeshje dhe ka përdorur kryesisht Salah, Jota dhe Mane në sulm – gjë që ka ndodhur në 15 raste.

Jota është golashënuesi i dytë më i mirë për Liverpoolin këtë sezon me 17 gola, pas Salah me 23 gola, ndërsa Mane ka shënuar 10 gola.

Klopp ka përdorur vetëm pesë herë treshen e tij tradicionale ‘MSF’ këtë sezon, duke treguar se ai preferon të bëjë kombinime të reja duke luajtur në krye.

Interi sfida e radhës

Mbetet për t’u parë se me kë do të luajë Liverpool në sulm në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve kundër Interit në “Giuseppe Meazza” këtë të mërkurë mbrëma.

Një gjë që do të jetë në mendjen e Klopp është numri i ndeshjeve të mbetura për të luajtur në sezon.

Reds janë ende në garë edhe në FA Cup, ndërsa mbeten duke sfiduar edhe në Ligën Premier. Ata kanë kaluar deri më tani në finale të Carabao Cup.

Treshja e famshme e sulmit të Liverpoolit ka të ngjarë të vazhdojë të zhvillohet në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dardanët refuzuan të dalin në fushë, nuk vazhdoi ndeshja Rumani - Kosovë: Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute

Dardanët refuzuan të dalin në fushë, nuk vazhdoi ndeshja Rumani - Kosovë: Gjithçka çfarë ndodhi minutë pas minute

"Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri" - Amir Rrahmani në konferencë për media

Përfaqësuesja e Kosovës
Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht - shpjegojnë rregullat e UEFA-s

Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht - shpjegojnë rregullat e UEFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës
Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën

Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë

Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
“E turpshme, diçka e pazakontë” - Lucesacu kritikon lojtarët e Kosovës që lëshuan fushën

“E turpshme, diçka e pazakontë” - Lucesacu kritikon lojtarët e Kosovës që lëshuan fushën

Përfaqësueset
Kalo në kategori