Në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit, i ftuar i radhës ishte lojtari i Ferizajt, Valmir Nafiu.

Ish-lojtari i shumë skuadrave evropiane dhe shqiptare ka rrëfyer për shumë paraskena interesante, ndër to edhe si e kishte refuzuar Ajaxin për Baselin.


“Deri tek transferimi erdhi sepse unë isha në moshë të re edhe pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut”, rrëfen fillimisht Nafiu për “Arena e Yjeve”.

“Isha një sulmues kyç i gjeneratës U-17 dhe kisha fatin që sa mbaj mend kam bërë 13 ndeshje dhe kam shënuar 12 gola”.

“Dhe aty filloi gjithçka, por edhe klubi më ka ndihmuar shumë. Para Baselit kisha opsionin e Ajaxit...”, rrëfen më tej anëtari i Ferizajt.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app