Mjekja Gilda Karle, eksperte për marrëdhënie ndërmjet njerëzve, ka zbuluar që disa shprehi tregojnë aspekte të caktuara të personalitetit

Njëri prej testeve është mënyra në të cilën njerëzit e vendosin letrën higjienike.


Rezultatet janë befasuese, transmeton Telegrafi.

Gilda Karle ka testuar dy mijë meshkuj dhe femra të niveleve të ndryshme shoqërore. I ka pyetur se si vendosin rolenë e letrës në mbajtës dhe në bazë të përgjigjeve të tyre ka nxjerrë konstatimin i cili ka vërtetuar tezën e saj.

Konstatimi i saj është që njerëzit të cilët letrën higjienike e vendosin nga ana e sipërme, përkatësisht më larg nga muri janë persona dominues.

woman toilet paper 1

Ndërsa ata persona të cilët e vendosin nga ana e poshtme, përkatësisht pranë murit janë tolerantë.

Pyetjes se a është ky vetëm test sa për t’u argëtuar, Gilda Karle i është përgjigjur:

“Testi është test si ushtrimi argëtues, mirëpo është treguar si diç me rezultate dukshëm të forta. Letra higjienike nuk gënjen. Mënyra se si e vendosni në mbajtës vërtet flet shumë për ju”. /Telegrafi/