LAJMI I FUNDIT:

Si duket palltoja që pasanikja e famshme e vesh çdo dimër? Ajo ka 100 milionë, por kur bën ftohtë, nuk i interesojnë blerjet!

Si duket palltoja që pasanikja e famshme e vesh çdo dimër? Ajo ka 100 milionë, por kur bën ftohtë, nuk i interesojnë blerjet!
profimedia

Edhe pse ka shtëpinë e saj të modës dhe një pasuri të madhe, trashëgimtarja e famshme vesh të njëjtën pallto çdo dimër kur kryen detyrat e saj të përditshme nëpër qytet

Familja Hilton është e njohur gjerësisht për pasurinë e saj dhe trashëgimtarët e rinj të Richard dhe Kathy Hilton kanë ndërtuar vetë perandori biznesi.


Nga katër fëmijët e tyre, Paris dhe Nicky Hilton janë sigurisht më të famshmit, të cilët mund të mburren me një pasuri të konsiderueshme dhe ndikim të madh në rrethet e modës dhe bukurisë, por kjo nuk do të thotë se ata vazhdimisht blejnë dhe nuk do të përtërijnë pjesë të shtrenjta, transmeton Telegrafi.

Nicky Hilton, pasuria e së cilës llogaritet në 100 milionë dollarë dhe është anëtare e familjes Rothschild për shkak të martesës me James Rothschild, lansoi linjën e saj të modës 19 vite më parë dhe njihet për stilin e saj luksoz.

Megjithatë, prej vitesh, sapo temperaturat fillojnë të bien, ajo i drejtohet pelushit të vjetër të besueshëm Max Mara. E njëjta gjë ishte edhe pak ditë më parë, kur Nicky u pa me pallton e vjetër të mirë, xhinse të ngushta, teksa mbante në dorë një çantë Hermès Birkin ngjyrë kafe.

profimedia

A janë ende në modë palltot pelushi?

Çdo stinë vjeshte dhe dimri, Nicky Hilton del në Nju Jork për raste më pak formale me këtë pallto deve, të cilën zakonisht e kombinon me xhinse dhe pantallona të ngushta dhe këpucë të sheshta.

Rezultati është një pamje të përditshme e elegante, të cilën ajo e arrin pa shumë mundim, ndërsa i qëndron besnike palltos së saj ndonëse popullariteti i saj rritet

profimedia

E ashtuquajtura pallto pelushi, e quajtur kështu sepse i ngjan arushave pelushi me shtresën e saj të butë. Në fakt bëhet fjalë për një pallto me dizenjo klasike, e cila është kryesisht e gjerë dhe megjithëse mund të jetë me prerje të ndryshme e me bel, ato të gjera janë të njohura.

Pjesa tashmë ikonike u “editua” nga Max Mara pikërisht 10 vite më parë, në vitin 2013 dhe fitoi menjëherë zemrat e femrave të veshura mirë në mbarë botën. Frymëzuar nga palltoja e kësaj shtëpie e viteve tetëdhjetë, ajo ka një volum efektiv dhe mbart një dozë ekstravagance që e adhurojnë të famshmit dhe stilistet, ndaj të gjithë kërkuan menjëherë ta kishin.

View this post on Instagram

A post shared by Evi (@eviwave)

Ajo përfaqëson një kombinim perfekt dhe magjik të gjallërisë dhe magjepsjes, ka një siluetë interesante dhe retro, kështu që nuk është për t’u habitur që shumë shtëpi të modës më vonë ofruan versionet e tyre të kësaj pjese.

Pallto pelushi u prezantua fillimisht në nuancat kamel dhe kafe më të errët, të cilat edhe sot janë më të pëlqyerat, por u shfaqën edhe ngjyra të tjera të ndryshme, madje një rozë mjaft e spikatur, e cila e ngre në një nivel të ri këtë veshje tashmë mbresëlënëse.

View this post on Instagram

A post shared by Jules (@julia.emmi)

Ekspertët pajtohen që trendi i palltove pellushi nuk do të zhduket së shpejti, ndaj influencueset femra tashmë kanë filluar të pozojnë në të dhe e kanë shpallur atë si diçka pa të cilën nuk do ta imagjinojmë dot stinën e dimrit.

View this post on Instagram

A post shared by Evi (@eviwave)

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Shtatzëna
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Sekrete nga prindërit të cilët kanë rritur fëmijë të lumtur

Sekrete nga prindërit të cilët kanë rritur fëmijë të lumtur

Këshilla për prindër
Kalo në kategori