LAJMI I FUNDIT:

Si duhet të funksionojnë teatrot dhe kinematë gjatë pandemisë? Mikrobiologu Raka jep rekomandimet

Si duhet të funksionojnë teatrot dhe kinematë gjatë pandemisë? Mikrobiologu Raka jep rekomandimet

Mikrobiologu Lul Raka në një intervistë për Telegrafi.com ka folur për gjendjen me pandeminë COVID-19, ndërsa ka bërë të ditur se Bordit Këshillëdhënës për Luftën Kundër COVID-19 ka thënë mendimin për hapjen edhe të teatrove dhe kinemave, por me rekomandime strikte.

Raka në këtë intervistë për Telegrafin ka dhënë detaje se si duhet të funksionojnë teatrot dhe kinematë në kushte pandemie.

“Javën e kaluar që e kemi pasur takimin, Bordi e ka dhanë pëlqimin apo mendimin, sepse Bordi nuk merr vendim vetëm e jep mendimin. Këshilla e Bordit është për hapjen edhe të kinemave edhe teatrove, normal me kufizime, me rekomandime strikte”, tha ai.


Raka flet për valën e dytë të pandemisë: Situata do të jetë e menaxhueshme nëse i respektojmë masat
Lexo po ashtu Raka flet për valën e dytë të pandemisë: Situata do të jetë e menaxhueshme nëse i respektojmë masat

Sipas tij, shembull nëse janë 100 karrige, duhet që në çdo të dytën karrige të ulet dikush, një rresht të jetë i zbrazët.

“…25 për qind e kapaciteteve, të cilat e kanë distancën, e kanë maskën edhe e kanë kontrollin. Në kinema edhe në teatro ndoshta është shumë më mirë se në gastronomi”, tha mikrobiologu Raka.

Ndryshe, Raka në emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për situatën pandemike në Kosovë, për valën e dytë të përballjes me pandeminë, për hapjen e teatrove e kinemave, për sport e edhe për hapjen e shkollave në Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se edhe për institucionet shëndetësore, situata do të jetë më lehtë e menaxhueshme nëse zbatohen masat parandaluese, kurse sipas Rakës nuk do të ketë numër të madh të rasteve në valën e dytë të pandemisë. /Telegrafi/